E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut/ Meta: Besimplotë se do të garantojë të drejtat e opozitës në Kuvend!
Lajme

Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut/ Meta: Besimplotë se do të garantojë të drejtat e opozitës në Kuvend!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka uruar Kryetarin e zgjedhur të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Duke shprehur mbështetjen e tij, nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shkruan se Afrim Gashi do të garantojë të drejtat e opozitës në Kuvend dhe pjesëmarrjen e saj të plotë në jetën institucionale dhe demokratike.

“Shqiptarët, si faktor shtetformues, të orientuar qartë nga BE dhe NATO, kanë një rol kyç për harmoninë ndëretnike, stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të Maqedonisë së Veriut”- shtoi ai.

Afrim GashiPostimi:

Urimet më të përzemërta dhe shumë suksese Kryetarit të zgjedhur të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, z.Afrim Gashi!  Besimplotë se me eksperiencën e tij parlamentare, ai do të dëshmojë lidership gjithpërfshirës dhe bashkëpunues, pa dallim etnik e politik, si dhe do të garantojë të drejtat e opozitës në Kuvend dhe pjesëmarrjen e saj të plotë në jetën institucionale dhe demokratike.

Shqiptarët, si faktor shtetformues, të orientuar qartë nga BE dhe NATO, kanë një rol kyç për harmoninë ndëretnike, stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të Maqedonisë së Veriut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.