E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri sllovak Robert Fico del nga spitali pas plagosjes me armë
Lajme

Kryeministri sllovak Robert Fico del nga spitali pas plagosjes me armë

Kryeministri sllovak Robert Fico ka dalë nga spitali, pak më shumë se dy javë pasi u qëllua në një atentat kur po dilte nga një mbledhje e qeverisë, tha një zëdhënëse e qeverisë.

59-vjeçari ishte në një gjendje kritike pasi u qëllua pesë herë nga një person i armatosur në qytetin qendror të Sllovakisë Handlova, ku ai kishte qenë duke kryesuar një mbledhje të qeverisë.

Ai fillimisht u dërgua në një spital lokal, përpara se të dërgohej në një spital në qytetin qendror të Banska Bystrica, ku iu nënshtrua një operacioni më shumë se pesë orësh menjëherë dhe një tjetër dy ditë më vonë.

“Fico qëndroi atje deri më sot, kur doli dhe u dërgua në banesën e tij në Bratislavë”, zbuloi zëdhënësja.

“Robert Fico u transportua nga spitali ynë në Bratislavë në orët e mbrëmjes,” i tha AFP zëdhënësja e spitalit të Banska Bystrica, Ruzena Mataseje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.