E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Krujë/ Zbulohen dy ambiente të përshtatura për kultivim kanabisi
Lajme

Krujë/ Zbulohen dy ambiente të përshtatura për kultivim kanabisi

Shpallet në kërkim 24-vjeçari

Një 24-vjeçar është shpallur në kërkim pas zbulimit të dy ambiente të përshtatura për kultivim kanabisi në Krujë.

2b09040a-84c3-4a48-af15-7dd71b691c9f

Mësohet se gjatë kontrolleve në fshatin Mafsheq u zbuluan 2 ambiente të përshtatura për kultivim, ku u gjetën 28 bimë kanabisi të mbjella dhe 116 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis, gati për t’u mbjellë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë: 

Krujë/ Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka vijuar kontrollet në terren.

Gjatë kontrolleve në fshatin Mafsheq u zbuluan 2 ambiente të përshtatura për kultivim, ku u gjetën 28 bimë cannabisi të mbjella dhe 116 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis, gati për t’u mbjellë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi E. D., 24 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.