E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Izolohet në burg federal Charles McGonigal, a do të sjellë SHBA në SPAK dosjen e korrupsionit?
Lajme

Izolohet në burg federal Charles McGonigal, a do të sjellë SHBA në SPAK dosjen e korrupsionit?

Nuk kanë fund lajmet e këqija për kryeministrin Edi Rama. Italianët po e bëjnë copash, ndërkombëtarët i kanë dalë kundër për komisionin antikorrupsion. Por duket se lajme të këqija i kanë ardhur nga përtej Atlantikut, pasi miku i tij, Charles McGonigal është futur dje në një burg federal, pas dënimeve që mori për aferat me rusët dhe kryeministrin shqiptar.

Lajmin e ka dhënë ish-e dashura e tij, Allison Guerriero, e cila ka qenë dhe dëshmitare në proces. “Çfarë dite e mrekullueshme! U bëra mike me një iguana, përfundova të gjithë punën që duhej të bëja para orës 17:00, dikush tjetër po gatuan darkën time dhe Charles McGonigal shkoi në burgun federal. Nëse e tradhton Amerikën dhe unë e marr vesh, mos e nënvlerëso kurrë aftësinë time për të të çuar pas hekurave. Do të bëj më të mirën për t’u siguruar që kjo të ndodhë… ose do të vdes duke u përpjekur”, shkruan ajo duke nxjerrë dhe një dokument që konfirmon izolimin e tij.

Po ashtu, edhe sipas të dhënave të Departamenti të Drejtësisë, McGonigal është izoluar. Mësohet se ish-agjenti i FBI i kërkoi gjyqtarit një shtyrje deri më 17 qershor 2024 të futjes në qeli, por si duket kjo i është refuzuar.

Charles McGonigal u dënua me 28 muaj burg për marrjen e 225 mijë dollarëve nga zyrtarët e lidhur me kryeministrin Rama dhe fshehjen e kontakteve me ta. Po ashtu ai u dënua me 4 vjet e 2 muaj burg nga një gjykatë në Nju Jork për lidhje me rusët.

Lajme të këqija për Ramën/ Izolohet në burg federal

Kambana e alarmit për Ramën

Por izolimi tij duket se është një lajm i keq për kryeministrin shqiptar. SPAK e ka të hapur dosjen “McGonigal” dhe ‘Pamfleti’ një ditë më parë raportoi se hetimet po vijojnë. Pyetja që ngrihet tani është: A do ta sjellë SHBA dosjen e plotë në SPAK? Prokuroria ka bërë kërkesë në Uashington dhe tani duket se fati i Ramës është në dorë të tyre. Për McGonigal ka shumë çështje që nuk kanë dalë. Një ndër to është dëshmia që ka dhënë Agron Nezaj. Pra duket se letrat janë mbi tavolinë dhe “koka” e kryeministrit është në rrezik. Amerikanët javët e fundit po i japin sinjalet se nuk janë dhe aq tolerantë. Po ashtu tani topi është në dorë të SPAK-ut, për të parë se sa të guximshëm janë prokurorët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.