E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Investigimi i RAI3, Rama në konferencë me Melonin: Të drejtën demokratike të marrëveshjes e shndërruan në abuzim në kurriz të shqiptarëve
Lajme

Investigimi i RAI3, Rama në konferencë me Melonin: Të drejtën demokratike të marrëveshjes e shndërruan në abuzim në kurriz të shqiptarëve

“Shpreh trishtim për gjysmë të vërtetash që janë thënë në mediat italiane mbi Shqipërinë. Me qëllimin fare të qartë për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive. Duhet të kenë turp, të gjithë ata që të drejtën demokratikë të kësaj marrëveshje e kanë shndërruar në abuzim të pushtetit të katërt dhe kjo në kurriz të Shqiptareve dhe popullit italian.

Falënderoj të gjithë ata që kanë treguar solidaritetin ndaj nesh. Kam marrë mesazhe nga miqtë në Itali, kundrejt atij lumi balti ndaj vendit tonë, qeverisë tonë që mund të ketë cdo mëkat, por kurrë nuk ka pasur  mëkat mbi krimin.

Diku disa qindra metra nga këto në një hotel të madh jeton me shpenzimet tona jeton një komunitet afganësh. Janë 350 njerëz që i janë larguar vdekjes.

Për gjithë Evropën jemi krenarë që mund të japim ndihmën tonë jo si Evropianë brenda BE, por si evropianë me BE”, tha Rama.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.