E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i VMRO-DPMNE-së,  Mickoski merr mandatin për qeverinë e re
Lajme

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Mickoski merr mandatin për qeverinë e re

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, sot mandatoi për formimin e qeverisë së re, kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit. Presidentja me këtë rast tha se Mickoski ka mundësi serioze për të formuar qeverinë e ardhshme.

“Sipas Kushtetutës një nga detyrat e presidentit është dhe ndarja e mandatit për formimin e Qeverisë. Mandati i ndahet 10 ditë pas konstituimit të Kuvendit.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka mundësi serioze që të formoj qeveri, gjegjësisht të grumbulloj 61 vota për programin dhe përbërjen e qeverisë së re të cilën do ta prezantoj në afat prej 20 ditëve”, tha Siljanovska-Davkova.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.