Si pronari vrasës u izolua në aeroport, gazetari: Ishte nervoz, ja reagimi epik që bëri para autoriteteve të Korfuzit
Gazetari , Artur Bibe rrëfeu momentet e arrestimit të 43-vjeçarit.
“Ai u ndoq. Donte të shkonte drejt Manchesterit, nuk kishte bileta, ai ka shtetësi angleze, ai u paraqit me dokumente me shtetësi angleze, nuk kishte bileta as për Londër, as për Manchester, dhe mori biletë për Spanjë, ai është ndaluar rreth orës 18: 30, avioni nisej në orën 18:45, si në filmat policorë.
Shehu është identifikuar dhe survejuar. Nga momenti që nuk kishte një akuzë s’mund të mbahej më shumë se 24 orë. Ai u gjend i izoluar në aeroportin e Korfuzit.
Pasi e kanë ndjekur, e kanë vonuar për të verifikuar pasaportën, e kanë futur në një ambient në aeroport. Ai e kuptuar, por s’ka bërë asnjë reagim, ishte nervoz, e ka kuptuar që diçka nuk shkonte. Ai po aplikon si shtetas anglez, jo si shtetas shqiptar, për procedurat, procedurat e ekstradimit, se për Angli janë të tjera, për Shqipëri janë të tjera. Atë mund ta kërkojë edhe Anglia, veç Shqipërisë”, tha Bibe.
Gerald Shehu, vrasësi in Eraldo Nevruzit në hotelin “Greccia” në Dhërmi është shfaqur nervoz, por nuk ka bërë asnjë reagim kur u dërgua në një prej zyrave të aeroportit të Korfuzit, në tentativë për t’u arratisur.
“Ai u paraqit me dokumente me shtetësi angleze, nuk kishte bileta as për Londër, as për Manchester, dhe mori biletë për Spanjë, ai është ndaluar rreth orës 18: 30, avioni nisej në orën 18:45, si në filmat policorë.
Shehu është identifikuar dhe survejuar. Nga momenti që nuk kishte një akuzë s’mund të mbahej më shumë se 24 orë. Ai u gjend i izoluar në aeroportin e Korfuzit.
Pasi e kanë ndjekur, e kanë vonuar për të verifikuar pasaportën, e kanë futur në një ambient në aeroport. Ai e kuptuar, por s’ka bërë asnjë reagim, ishte nervoz, e ka kuptuar që diçka nuk shkonte. Ai po aplikon si shtetas anglez, jo si shtetas shqiptar, për procedurat, procedurat e ekstradimit, se për Angli janë të tjera, për Shqipëri janë të tjera. Atë und ta kërkojë edhe Anglia, veç Shqipërisë”, tha Bibe.
Trupi i tij i pajetë u gjet ditën e sotme pas kërkimeve të shumta në përroin e Gjipesë mes Vunoit dhe Dhërmiut.
Ndërkohë, veç pronarit të hotelit, Geraldo Shehu, policia arrestoi dhe dy punonjësit, Daniel Qose dhe David Larti.
Ata kanë treguar se Geraldo Shehu e ka vrarë Eraldo Nevruzin te shkallët e hotelit, pas një konflikti me njëri-tjetrin.
“Na ka bërtitur me tone të larta për të marrë qeset dhe e kemi futur trupin në bagazh, por më pas nuk dimë gjë”, janë shprehur dy punonjësit.
Eraldo Nevruzi u vra mesnatën e të mërkurës në Dhërmi, rreth orës 00:30. Ai ishte vetëm një javë që kishte nisur punën në hotelin ‘Greccia’ në Dhërmi, ku Geraldo Shehu ishte një prej bashkëpronarëve, së bashku me vjehrrin e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



