E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëshmia e  killerit me pagesë, Nuredin Dumani: Olta Xhaçkës i zgjidha “ca punë”, më pagoi dhe punësoi motrën në ministri
Lajme

Dëshmia e killerit me pagesë, Nuredin Dumani: Olta Xhaçkës i zgjidha “ca punë”, më pagoi dhe punësoi motrën në ministri

Ish-ministrja Olta Xhaçka, emëroi krye këshilltar për çështjet e NATO-s, drejtuesin e bandës Call-Center, Amant Josifi, ortak i Olsi Ramës; ndërsa më 22 shkurt 2023, emëroi Sekretare të Konsullatës në Stamboll, mikeshën e saj Juna Harka, gruaja e krye-trafikantit turk Ramazan Keski, të cilit SPAK i ka sekuestruar 5 milionë Euro në Shqipëri…

Killeri Nuredin Dumani, prej 2 vitesh i arrestuar dhe i penduar i drejtësisë, në dëshmitë e tij ka përmendur qeveritarë, politikanë, drejtues policie, drejtësie e biznesmenë, me të cilët ka pasur lidhje, ka marrë mburojë, financime, pasuri e qoka dhe u ka kryer shërbime kriminale.

Deri tani, një ndër ata është ish-kryeministri e ish presidenti Ilir Meta, për të cilin, Nuredin Dumani deklaroi, se ka porositur dhe financuar kërcënime, peng marrje e vrasje me pagesë për rivalitet politik, biznesi, bashkëpunëtorë e dëshmitarë drejtësie për aferat e tij.

Por në dosjen e dëshmive të killerit Nuredin Dumani, është skeduar dhe deputetja Olta Xhaçka me bashkëshortin e saj ndërtues Artan Gaçi, për një rast lidhje interesash e shërbimesh kriminale, kur ajo ishte Ministre e Punëve të Jashtme.

Bëhet fjalë, për ditët e fundit të muajit tetor 2021, kur Nuredin Dumani në kulmin e fuqisë, e tmerrit që kishte krijuar, u kontaktua nga persona pranë klaneve të Olta Xhaçkës, për ta lidhur me burrin e saj aktual Artan Gaçi, që kërkonte “ndihmë” prej tij kundrejt shpërblimit.

Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, 2 javë pas ofertës, ai është takuar në një nga komplekset në periferi së Tiranës me burrin aktual të ish-ministres Olta Xhaçka, biznesmenin Artan Gaçi, cili i ka kërkuar ndihmë për të zgjidhur “ca punë” shqetësuese urgjente.

Çështjet që i ka zgjidhur burrit ndërtues e importues ilaçesh të Olta Xhaçkës, ishin këto:

– Evitim i gjobëvënieve financiare e pasurore, nga eksponentë të botës së krimit, ndaj të cilëve, Nuredin Dumani kishte përdorur njohjet e mirëkuptimin si “kolegë”, kërcënime e dhunë.

– Me kërcënime, i mblodhi burrit të Olta Xhaçkës, shumë borxhe që i kishin biznesmenë, blerës apartamentesh e lokalesh, persona që u kishte dhënë miliona me fajde e tregtarë ilaçesh; por dhe i krijoi lehtësi e garanci, për tokat që Xhaçka e Gaçi kishin zaptuar në Tiranë e bregdet.

Pyetjes së hetuesit të BKH, se çfarë kishte marrë si shpërblim nga Artan Gaçi; killeri Nuredin Dumani i është përgjigjur, se përveç vlerave financiare, ministrja Olta Xhaçka i kishte punësuar motrën

 Xhuljana Dumani në Ministrinë e Jashtme.

Killeri Nuredin Dumani ka dhënë detaje për shpërblimet që i ka dhënë burri i ish-ministres Olta Xhaçka, ndërsa punësimi i motrës së tij më 6 mars 2022 me certifikatë sigurie false, te Zyra sekrete e NATO-s në Ministrinë e Jashtme, është fakt i publikuar 2 muaj pas arrestimit të tij.

Saktësojmë, se ndër pyetjet që BKH e SPAK i kanë bërë Olta Xhaçkës e burrit të saj Artan Gaçi, janë dhe shërbimet që kanë kërkuar e u kreu Nuredin Dumani, si dhe shpërblimet që i dhanë.

Kujtojmë gjithashtu, se përveç punësimit të motrës së Nuredin Dumanit, ish-ministrja Olta Xhaçka, emëroi krye këshilltar për çështjet e NATO-s, drejtuesin e bandës Call-Center, Amant Josifi, ortak i Olsi Ramës.

Ndërsa më 22 shkurt 2023, emëroi Sekretare të Konsullatës Shqiptare në Stamboll, mikeshën e saj Juna Harka, gruaja e turkut Ramazan Keski, bos i një organizate trafiku në Evropë, Azi e Ballkan, të cilit SPAK i ka sekuestruar 5 milionë Euro në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.