E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si pritet të jenë temperaturat këtë fundjavë
Lajme

Si pritet të jenë temperaturat këtë fundjavë

Fundjava e parë e muajit qershor do të shënojë temperatura tepër të larta për nisjen e stinës së verës.

Sipas meterologëve, termometri do të shënojë deri në 36-37 gradë Celcius. Qarqet Elbasan, Berat dhe Gjirokastër do të jenë më të nxehtët, për shkak të masave ajrore Subsahariane që vijnë nga shkretëtirat e Çadit, ndërsa më i freskët do të jetë moti në Tiranë dhe Shkodër.

Nga ana tjetër, për shkak të mënyrës si po lëviz rryma ajrore afrikane, termometri do shënojë vlera të larta në fundjavë edhe në qytete si Pogradeci, Erseka dhe Korça, zona të cilat janë tradicionalisht të freskëta. Këtë fundjavë pritet që termometri të shkojë deri në 30°C dhe 31°C.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.