Alibeaj: Katër dosjet që e detyrojnë Ramën të zgjedhë Prokurorin e ri pa Vetting
Ndërsa mandati i Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka përfunduar (më 7 dhjetor 2017), mazhoranca dhe opozita janë përfshirë në debate për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.
I ftuar ne emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në Neës24, deputeti i PD Enkelejd Alibeaj tha se mazhoranca kërkon të zgjedhë kryeprokurorin pa vetting, pasi do të mbrojë zyrtarët e inkriminuar.
Ndër të tjera deputeti i PD tha se Kushtetuta e përcakton qartë zgjedhjen e kryeprokurorit, i cili duhet të plotësojë dy kushte.
“Kushtetua e vendit thotë se për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm duhen dy kushte. E para të zgjidhet me 3/5 e votave pra me 84 vota. E dyta Prokurori i Përgjithshëm para se të vendosi këmbën në organin e drejtësisë duhet të kalojë përmes vettingut. Pa kaluar këto dy filtra askush nuk mund të ngrohë karrigen e posteve të drejtësisë”- tha Alibeaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



