Foto/ Berisha mban fjalim nga dritarja pasi mori logon dhe vulën e PD, dhëndri e filmon nga ballkoni
Vendimi i Apelit që i dha Sali Berishës vulën dhe logon e Partisë Demokratike, duket se ka gëzuar edhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Teksa Sali Berisha mbante fjalim nga dritarja e banesës së tij, Malltezi shihet nga ana tjetër e shtëpisë, teksa filmonte me celular nga ballkoni vjehrrin.

Kujtojmë se si Sali Berisha edhe Jamarbër Malltezi ndodhen në arrest shtëpie me vendime të GJKKO, në kuadër të hetimeve që SPAK po kryen lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.







Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



