E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e të riut në Dhërmi,  zbardhen detaje të reja nga dëshmia e koleges së viktimës
Lajme

Vrasja e të riut në Dhërmi, zbardhen detaje të reja nga dëshmia e koleges së viktimës

Detaje  të reja zbardhen nga vrasja e Eraldo Nevruzit, krim i ndodhur 5 ditë më parë në Dhërmi. 31-vjeçari Nevruzi kishte shkuar për të punuar si recepsionist në hotelin ku edhe u vra, ndërsa u tentua ti zhdukej edhe trupi.

Mendimi i tyre i parë ishte të sajonin një largim të papritur. Një zhdukje në rrethana misterioze, i recepsionistit të tyre, i cili ndërsa kishte marrë turnin e mbrëmjes, por çuditërisht ishte larguar nga vendi i punës, pa lajmëruar stafin dhe pronarët e hotelit ku punonte.

Një alibi që në fakt siç do të mësohej me kalimin e orëve, thjesht sa do të shërbente për të fituar kohë.

Pasi një pjesë e mirë e stafit ishin jo vetëm në dijeni të faktit që kolegu i tyre që shërbente në recepsion, nuk ishte larguar në mënyrë të mistershme nga hoteli, ashtu siç ata njoftuan fillimisht policinë, por ishte ekzekutuar në mënyrën më barbare nga njëri prej pronarëve të lokalit, i cili siç dikush do të thoshte, duhet të ishte aty për t’u kujdesur për të, dhe jo ta vriste dhe të zhdukte trupin në atë mënyrë dhe më pas të krijonte një skenar largimi.

Por si u vra recepsionisti Eraldo Nevruzi, 31 vjeçari cili kishte vetëm pak ditë që kishte filluar punë në hotelin ‘Greccia’ në Dhërmi, aty ku edhe humbi jetën i qëlluar me dy plumba nga një prej pronarëve, i identifikuar si Geraldo Shehu?

Çfarë e shtyu këtë të fundit të vriste punonjësin e tij?

A kishin ata një njohje të përbashkët me njëri-tjetrin në Angli, aty ku jetonte autori i vrasjes?

Apo kjo ishte një vrasje në gjaknxehtësi e sipër.

Sipas të dhënave të siguruara , viktima, Eraldo Nevruzi, nga Korça me banim në Tiranë, kishte vetëm 5 ditë që kishte filluar punë në hotel ‘Greccia’ në Dhërmi.

Ai fillimisht kishte kërkuar të punonte në zonën e barit të hotelit, pranë pishinës.

Po për shkak se kjo zonë e hotelit nuk ishte vënë ende në punë, atij i ishte sugjeruar të punonte në recepsion.

Aty ku do të merrej me pritjen dhe përcjelljen e turistëve, të cilët sapo kishin filluar të mbërrinin në hotel.

Punë të cilën ai kryesisht e merrte në orën 23.00 të mbrëmjes dhe e linte në mëngjes, ku stafetën e merrnin kolegët e tij në recepsion.

Por çuditërisht mbrëmjen e datës 6 Qershor, vetëm pak orë para se të vritej, ai kishte mbërritur më herët se zakonisht në vendin e tij të punës.

Sipas dëshmisë së koleges së tij, që mbulonte turnin e drekës dhe që këmbehej me Eraldon gjatë turnit të natës, atë mbrëmje ai erdhi një orë më herët në recepsion.

Duke i kërkuar koleges së tij, që të largohej, edhe pse kjo e fundit nuk e kuptoi këtë zëvendësim të beftë, para orarit të zakonshëm të ndërrimit të turnit, të kolegut të saj.

Recepsioniste

Eraldo kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur të punonte në hotel. Atë natë ai u paraqit për të marrë turnin në orën 22.00, pra një orë më herët.

Gjë që në fakt më çuditi, por ai nuk më dha arsye, pse po e merrte punën përpara orarit zyrtar të ndërrimit të zakonshëm të turneve.

Më tej kolegia e tij e turnit, tha se ajo nuk u takua më me Eraldon.

Ajo shkoi në dhomën e saj të fjetjes në hotel që është në krahun e kundërt me atë të stafit.

Aty ku qëndronte gjatë pushimit, Eraldo.

Një dhomë e vogël në katin përdhesë të hotelit, që shërben për sistemimin e punonjësve sezonalë që vijnë të punojnë në hoteleri, gjatë stinës së verës

Ajo mësoi mbi atë që kishte ndodhur vetëm të nesërmen, kur në hotel kishte mbërritur policia.

E cila ishte lajmëruar se gjatë natës në hotel ishin dëgjuar krisma.

Dhe se në rrethana të paqarta ishte zhdukur një nga punonjësit e hotelit.

Dyshimet e para të grupit hetues, se ishin përballë një ngjarje kriminale, u ngritën edhe më fort pasi në dhomën ku pushonte recepsionisti Eraldo Nevruzi, u gjetën gjurmë gjaku.

Po kështu shenja të tilla, u gjendën edhe në korridorin që të çon për në dhomë.

Por ndërsa konstatuan çrregulltësinë e dhomës ku recepsionisti pushonte, ai që do të mungonte ishte pikërisht trupi i tij.

Por jo vetëm, por edhe vetë autori i dyshuar i kësaj ngjarje. Një nga pronarët e hotelit, 43 vjeçari, Geraldo Shehu.

Ku nga verifikimet e para, u arrit në konkluzionin se autori i mundshëm i kësaj ngjarje, në të njëjtën ditë, ishte larguar nga Shqipëria në rrugë tokësore, drejt Greqisë.

Policia Vlorë

Nga veprimet e para hetimore u arrit në përfundimin se pas ngjarjes shtetasi Geraldo Shehu, është larguar drejt Greqisë.      

Ku lidhur mbi ngjarjen janë shoqëruar dhe marrë në pyetje 29 persona dhe se deri më tani, dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.     

Por ajo që dyshohej se deri në këtë moment ishte një ngjarje kriminale, më tej rezultoi të jetë më horror se kaq.

Dhe me më shumë bashkëpunëtorë, se sa mendohej në fillim.

Të cilët ishin munduar të fshihnin të vërtetën, por mesa duket jo për shumë kohë.

Fshehje dhe bashkëpunim, të cilin ata e justifikuan me faktin që ishin kërcënuar me armë nga autori i krimit, që ishte një nga pronarët e tyre në hotel.

Dhe se do të kishin të njëjtin fat të keq si kolegu i tyre nëse do hapnin gojë.

Autori i krimit në këtë mënyë po përpiqej t’i jepte kohës vetes jo thjesht të largohej nga vendi i krimit dhe të fshihte kufomën, por edhe të arratisej nga Shqipëria, me qëllim për të humbur gjurmët, drekjt Anglisë.

Por që dorëzimi përpara grupit hetues i bashkëpunëtorëve të tij të heshtur, pjesëmarrës në fshehjen e krimit dhe të kufomës, si dhe pamjet filmike të siguruara nga hoteli, do të zbërthenin jo vetëm mekanizmin se si kishte ndodhur vrasja, por edhe itinerarin që më pas kishte ndjekur autori për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

I cili del se brenda mbrëmjes së datës 6 Qershor, fill pas krimit, ishte larguar drejt Sarandës.

Dhe nga aty, ishte drejtuar për në pikën kufitare të Qafë Botës, duke kaluar për në shtetin grek.

Aty ku plani i tij ishte që pasi të kalonte në Igumenicë, të merrte tragetin për në ishullin e Korfuzit.

Dhe më tej avionin, në drejtim të Barcelonës, ku kishte rezervuar një biletë.

Një orvatje e tij, me siguri për të humbur gjurmët ose për të sorollatur policinë e dy vendeve që tashmë ishin vënë në ndjekje të tij.

Por duket se ky plan i tij për t’i shpëtuar sa më gjatë ndjekjes policore, nuk funksionoi deri në fund, kjo edhe falë bashkëpunimit në kohë të shpejtë të dy policive respektive, të vendeve fiqnje.

Hetimet

Menjëherë pas vrasjes që kreu, autori Gerald Shehu përdori Pikën Kufitare të Qafë Botës, me qëllim për të kaluar drejt Greqisë.

Aty nga ku mendohet se ai ka shkuar fillimisht në Igumenicë dhe më pas me traget drejt Korfuzit.

Nga ku më tej plani i tij ishte të shfrytëzonte aeroportin e ishullit për të udhëtuar drejt Spanjës.

Por siç thamë ky ishte fundi i tij i arratisë.

Udhëtim i cili mesa duket në vazhdim do vazhdojë i gjatë drejt qelisë.

Pasi Gerald Shehu u ndalua vetëm dy ditë pas krimit, në aeroportin e Korfuzit.

Aty ku ishte në pritje të udhëtimit, këtë herë jo drejt Britanisë së Madhe ku jetonte, por Spanjës.

Por ndërsa policia bëri të mundur arrestimin e tij, ai që vazhdonte të mos gjendej, ishte trupi i viktimës, Eraldo Nevruzi.

Ndërsa dy punonjës të hotelit ku ndodhi skena makabre, tashmë të ndaluar nga policia, dhanë dëshminë e tyre se si nën kërcënimin e armës, pronari i hotelit, Gerald Shehu, i detyroi të paketonin atë mbrëmje trupin e kolegut të tyre, pasi ai e kishte qëlluar me dy plumba në kokë.

Daniel Qosja dhe David Larti, rrëfyen se vrasja ndodhi në shkallët e hotelit.

Dhe shkak ishte bërë një konflikt midis autorit dhe viktimës.

Por pa ditur se cili ishte motivi i vërtetë i kësaj përplasje që çoi në ekzekutimin e recepsionistit.

Ndërkohë që detajet që ata rrëfyen më tej, treguan për një mendje të sëmurë të autorit të krimit.

Që i detyroi jo vetëm të ishin pjesëmarrës në fshehjen e trupit por edhe të dokumenteve të viktimës. Të cilat i dogjën në furrën e picave.

Dëshmia

Geraldi e vrau Eraldon tek shkallët e hotelit pas një konflikti që pati me të.

Ne më pas i dhamë një qese mbeturinash për të fshehur trupin, dhe më tej e ndihmuam për ta transportuar deri te makina. Ndërsa dokumentet dhe rrobat ia dogjëm në furrën e picave. Të gjithë këto veprime në i bëmë në kërcënimin e armës.

Por ndërsa dhanë këtë dëshmi për grupin hetues, pa ditur se ku ndodhej në të vërtetë trupi i atij që deri pak orë më parë ishte kolegu i tyre.

Policia Vlorë

Më datë 6 Qershor 2024, Policia mori njoftim, se në një hotel në Dhërmi, kishte humbur kontaktet me pronarët, shtetasi Eraldo Nevruzi, 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili shërbente si punonjës në recepsion.

Gjatë veprimeve hetimore në hotel u dyshua se Eraldo Nevruzi, ishte qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi Geraldo Shehu, 43 vjeç, banues në Angli.

Babai i Eraldo Nevruzit

Djali kishte një muaj që qëndronte në Dhërmi. Ai kishte punuar në një lokal, por nga që aty nuk kishte pasur shumë punë, kishte gjetur punë në hotelin ku edhe humbi jetën. Nga biseda me djalin mësova se pronarja e hotelit, që është edhe vjehrra e autorit, ajo i ishte lutur të qëndronte te hoteli i tyre. Ndaj edhe djali kishte vetëm 5 ditë që punonte aty.

Dyshoj se sherri mund të ketë ndodhur për para.

Por a është ky rasti i ngjashëm i recepsionistit Eraldo Nevruzi?!

Pra një shumë parash e humbur që mund të ketë sjellë më tej humbjen e kontrollit nga autori, një nga pronarët e hotelit, Gerald Shehu.

Apo motivi duhet gjetur shumë më larg në kohë. Ndoshta në një njohje të tyren më të vjetër.
Ndërsa grupi hetues mendon se vrasja është planifikuar më herët.

Pasi thuhet se Gerald Shehu e ka marrë veçmas viktimën dhe e ka dërguar në dhomën ku pushonte stafi.

Duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij në vendin e punës.

Aty ku nuk dihet se cila ka qenë biseda midis tyre.

Dhe pse ai është detyruar të nxjerrë armën dhe ta qëllojë me dy plumba në kokë.

Ndërkohë që Gjykata e Vlorës ka cilësuar si të ligjshëm, ndalimin e dy bashkëpunëtorëve në krim, Daniel Qose dhe David Larti.

Pavarësisht pendesës së tyre të shprehur para trupit gjykues.

Masa e Sigurisë

Gjykata e Vlorës vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Daniel Qoses 33 vjeç dhe David Larti 30 vjeç, të cilët dyshohet se ndihmuan autorin e krimit, Gerald Shehu të fshehë provat e vrasjes së 31 vjeçarit, Eraldo Nevruzi.

Punonjësit akuzohen se ndihmuan pronarin Gerald Shehu që të fusë trupin e viktimës në një qese plehrash dhe më pas në bagazhin e makinës. Dhe më tej kanë vepruar duke asgjësuar të gjitha provat e vrasjes, si edhe djegur sendet personale, telefonin dhe rrobat e 31-vjeçarit në furrën e picerisë.

Por a mundet që askush nga stafi të mos ketë dëgjuar krismat, ashtu sikurse deklaruan.

Aty ku thuhet se e para që ka dëgjuar krismat dhe ka njoftuar policinë të ketë qenë një turiste angleze.

Apo të mos kenë parë në ato orë se diçka e pazakontë po ndodhte në brendësi të hotelit?!

Ndërkohë që tashmë i vetmi që mund të hedhë disi dritë mbi atë që ndodhi atë mbrëmje të 6 Qershorit, në dhomën e stafit të Hotel ‘Greçia’ në Dhërmi, ku humbi jetën i qëlluar me dy plumba në kokë, është vetë autori i këtij krimi. Gerald Shehu, i cili pritet të ekstradohet së shpejti nga Greqia në drejtim të Shqipërisë dhe të tregojë motivet e vërteta që e çuan drejt këtij akti.

Si edhe kqyrja e telefonit të tij, për të parë nëse aty gjenden të tjera prova, që mund të sqarojnë edhe misterin nëse viktima dhe autori kanë pasur një njohje më të vjetër midis tyre.

Dhe gjetja e trupit të viktimës u kthye në një sfidë për Policinë e cila kreu disa kontrolle në zonë por pa rezultat.

Ai që do të tregonte se ku e kishte fshehur trupin e viktimës së tij, do të ishte vetë autori Gerald Shehu.

Ky i fundit gjatë ndalimit në stacionin grek të policisë, tregoi se mbrëmjen e krimit, pasi e kishte hedhur trupin në portobagazhin e makinës, e kishte transportuar më tej në një gurore.

Aty ku në fakt edhe u gjet më datë 7 Qershor, gati 48 orë pas zhdukjes.

Në vendin e quajtur Përroi i Gjipesë, pranë një gurore, në fshatin Vuno.

Jo shumë larg hotel ‘Greçia’ në Dhërmi, ku edhe ndodhi krimi. 

Hetimet

Më datë 7 Qershor, Policia e Vlorës, mundi të gjejë trupin e viktimës Eraldo Nevruzi, në afërsi të vendit të quajtur Përroi i Gjipesë, pranë një gurore në fshatin Vuno.

Pasi ka lënë trupin në këtë vend, autori i dyshuar i ngjarjes Gerald Shehu, mendohet se ka shkuar në shtëpi, është ndërruar, ka marrë dokumentet e tij personale dhe është drejtuar për në Sarandë, ku edhe ka mbyllur makinën.

Makina e autorit të krimit, tip ‘Audi’ me targë DX 65Y KR, i cila u gjet e parkuar pranë shkollës ‘9 Tetori’ në Sarandë, në një kodër, e cila të çon tek rruga që të nxjerr në portin e qytetit.

Çka e çuar grupin hetues në dyshimin se autori i krimit Gerald Shehu, është ndihmuar nga të tjerë bashkëpunëtorë në arratinë e tij nga Shqipëria.

Ndërkohë që nuk është gjendur ende arma me të cilën ai kreu vrasjen e punonjësit të tij, Eraldo Nevruzi.

Hetimet

Vrasja ka ndodhur rreth orës 00.30 të mëngjesit të datës 6 Qershor dhe autori është nisur për në Greqi në orën 05.00 duke pasur kohë të shkonte në shtëpi, të ndërrohej, të merrte pasaportat, para dhe të largohej drejt Greqisë me mjetin tip ‘Audi A8’ me targa angleze.

Dyshohet po kështu se përgjatë aksit Dhërmi-Himarë, konfirmuar nga kamerat e sigurisë së rrugës dhe bizneseve, ai ka bërë një ndalesë diku, ku ka hedhur trupin.

Më tej ai ka lëvizur në rrugën Dhërmi- Sarandë, që e ka bërë për rreth 1 orë.

Ku pasi ka fshehur automjetin në një magazinë të vjetër afër portit detar në lagjen Nr. 4 në Sarandë, ai më pas ka marrë taksi deri në Qafë Botë.

Aty ku pasi ka kaluar kufirin, ka marrë një tjetër taksi me drejtim Igumenicën.

Dyshimet më të mëdha të policisë, janë se Gerald Shehu e kishte planifikuar me kohë vrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi, i cili edhe ky kishte jetuar më herët në Angli, ashtu si edhe pronari i tij.

Edhe pse nuk ka ende një motiv të qartë që çuan autorin të vriste punonjësin e tij, mister është fakti i një krimi të tillë.

Krime të natyrave të tilla, që kanë ndodhur edhe më herët në hotele të ndryshme.

Siç është krimi ndodhur më 14 Gusht 2014, në një restorant në fshatin Dhërmi në Himarë.

Ky dy pronarët e hotelit, Altin Ymeraj dhe Ervis Zyflaj në bashkëpunim me kuzhinierin, masakruan me sende të forta për vdekje kamarierin Denis Vyshka.

Ku shkak sipas dëshmive, u bë dyshimi se viktima, u kishte përvetësuar një shumë prej 500 mijë lekë të reja.

Trupi i të cilit më pas u mor dhe u hodh nga kuzhinieri i lokalit, 300 metra larg hotelit ku ndodhi krimi.

Ndërsa e dhunuar në këtë ngjarje, mbeti edhe pastruesja e lokalit, e cila tha në polici se ajo ishte mbajtur e mbyllur në një dhomë të hotelit nga pronarët, të cilët dyshonin se edhe ajo kishte dorë në humbjen e parave.

Por që kishte mundur të shpëtonte nga ata, vetëm pasi ishte hedhur nga kati i dytë i hotelit.

Ndërkohë që një tjetër rast i ngjashëm, u regjistrua vetëm pak javë më parë në Sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë.

Ku një kamarier, u mor peng dhe u dhunua në mënyrë çnjerëzore nga pronarët e kioskës ku punonte pasi ata dyshonin se ai u kishte përvetësuar xhiron ditore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.