Shtyhet seanca në Apelin e GJKKO-së për ish-kryebashkiakun Safet Gjici
Seanca gjyqësore për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin, me trupë gjykuese Florjan Kalaja, Miliana Muça dhe Igerta Hysi, ishte caktuar të zhvillohej ditën e sotme (13 qershor) në orën 09:00.
Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit dhe Alma Kaçi të përfshirë në skandalin seksual në ambientet e bashkisë së qytetit kanë ankimuar vendimin e GJKKO, që i shpalli fajtorë përkatësisht për veprat penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.
Safet Gjici është dënuar me 3 vite burg nga Gjykata e Posaçme me një vendim të datës 7 shkurt, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar dënimi i ulet në dy vite.
Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion në shpërdorim detyre. Ndërkohë, për Alma Kaçin, gjykata ka dhënë dënimin me 1 vit burg, duke e shpallur fajtore atë për prostitucion.
Safet Gjici, sipas SPAK, ka përfituar favore seksuale nga Alma Kaçi, duke i premtuar asaj një projekt për qentë, ndërsa kjo e fundit ja ka ofruar favoret, përderisa kryen marrëdhënie seksuale orale në zyrën e punës së kryebashkuiakut.
Para shpalljes së vendimit, Safet Gjici kërkoi pafajësi, duke pretenduar se nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa i përlotur i kërkoi falje familjes dhe qytetarëve të Kukësit. Ai akuzoi Abedin Orucin se e sulmoi që të zaptonte pronat e bashkisë.
“Unë kam marrë dënimin më të madh, është dënimi moral. Iu kërkoi falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit”, tha Gjici, i cili akuzoi Oruçin se i publikoi videon intime.
Në vendimin e Gjykatës thuhet ndër të tjera se Alma Kaçi është paguar nga një person me emrin Abedin Oruçi, i cili në këmbim i ka kërkuar që të kryej aktin seksual me Safet Gjicin dhe ta filmojë atë.
GJKKO thote se referuar akuzës është konkluduar që akti seksual është kryer kundrejt dhënies së projektit të qeneve që kërkonte të merrte nga Bashkia Kukës e pandehura Alma Kaçi.
Ish kryebashkiaku Safet Gjici është dënuar nën akuzën për shpërdorim detyre, ndërsa Alma Kaçi nën akuzën e prostitucionit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



