E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Godina e ish-ATSH, do të shembet për të ngritur kullë 40 katëshe
Lajme

Godina e ish-ATSH, do të shembet për të ngritur kullë 40 katëshe

Godina e ish-ATSH, një ndërtesë e njohur në Tiranë, është në listën e qeverisë për t’u shndërruar në një kullë dhjetra katëshe. Këtë denoncim e bëri sot, Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së PD.

“Bëhet fjalë për planin e Edi Ramës për të ndërtuar qiellgërvishës në pronat dhe godinat shtetërore, – tha Muçollari para mediave. – Me vendimin 328 të datës 29 maj, është autorizuar Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit që të nisë konkursin për marrjen e ideve se si do të zhvillohen këto prona.

Deri tani nuk ka transparencë për publikun, se cilat janë të gjitha trojet që qeveria do të ndajë me privatët, me klientët e saj të preferuar në zonat më të mira e më të shtrenjta të Tiranës.

Këto pasuri shtetërore e publike trajtohen sikur të ishin pronat e Edi Ramës. Edi Rama nuk është pronar i ATSH-së, as i tokës së Aviacionit Civil, apo Insititutit të Ndërtimit, apo të Kadastrës në hyrje të Parkut të Liqenit. Këto janë prona dhe pasuri të shqiptarëve, të të gjithë atyre që kanë paguar taksa e detyrime e që vazhdojnë kontribuojnë me punën e mundin e tyre për këtë vend.

Partia Demokratike do të kërkojë transparencë të plotë për këtë projekt që është një tjetër akt abuzimi e klientelizmi, me fitues të paracaktuar në paradhomën kryeministrore.  Ftojmë qytetarët të reagojnë, të kërkojnë të drejtën e tyre. Qytetarët duhet të pyeten, pasi këto janë prona e pasuri të shqiptarëve, jo të Edi Ramës.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.