Hamburg/Një person me sëpatë sulmon tifozët holandezë, qëllohet nga policia

Rreth 40,000 tifozë holandezë po merrnin pjesë në një festë paqësore kur një burrë me një sëpatë ngjyrë ari filloi t’i sulmonte.

Një ngjarje e rënde ka ndodhur sot në Hamburg. Një person me sëpatë në dorë ka sulmuar tifozët holandezë pranë një zone të tifozëve të Euros gjatë marshimit. Policia gjermane ka ndërhyrë menjëherë dhe e ka qëlluar duke e plagosur rëndë.

Katër të shtëna me armë u dëgjuan pranë Reeperbahn, ku mbështetësit e Holandës dhe polakëve po mblidheshin përpara ndeshjes së sotme.

Horror në Hamburg! Një person me sëpatë sulmon tifozët

Momenti i ndërhyrjes së policisë gjermane

Rreth 40,000 tifozë holandezë po merrnin pjesë në një festë paqësore kur një burrë me një sëpatë ngjyrë ari filloi të sulmonte tifozët dhe zyrtarët, raporton tabloidi gjerman Bild.

Një dëshmitar në vendngjarje tha se oficerët “vepruan ashpër dhe shpejt”.

Agresori sipas mediave gjermane, më pas është nxjerrë nga vendi i ngjarjes me një ambulancë.

Sulmuesi kishte edhe një koktej molotov në çantën e shpinës. Policia thotë se ai ka dashur të ndezë mjetin ndezës në turmën e tifozëve.

Horror në Hamburg! Një person me sëpatë sulmon tifozët

Momenti i neutralizimit të agresorit

Publikuar nga Publik Media