Vritet me armë zjarri një person në Lushnjë
Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Goriçaj të Lushnjës, në orët e vona të mbrëmjes së të hënës.
Një person u qëllua për vdekje me armë zjarri, në një lokal, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngarjes.
Viktima quhet Judmir Stambolliu, 42-vjeçar, që humbi jetën menjëherë sapo u qëllua me armë, ndërsa autori është ende i pa identifikuar.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të krimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



