E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama thirrje qytetarëve: Mos jepni lekë atyre që kërkojnë para në emër tim dhe ministrave!
Lajme

Rama thirrje qytetarëve: Mos jepni lekë atyre që kërkojnë para në emër tim dhe ministrave!

Kryeministri Edi Rama i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes me një mashtrim telefonik që po ndodh në vendin tonë dhe ka dëmtuar disa persona deri tani.

Rama thotë se mashtruesit imitojnë numrat e telefonit të personazheve publikë dhe në emër të tyre kërkojnë shuma parash. Ai thotë se qytetarët duhet të verifikojnë vërtetësinë e dërguesit për të shmangur këtë lojë kriminale.

E denoncoi Rama, kush është Florian Gjergji që mashtron biznesmenët duke klonuar numrat e ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve?

E denoncoi Rama, kush është Florian Gjergji që mashtron

Florian Gjergji

Kryeministri Rama denoncoi sot rastin e mashtrimit me anët të celularit. Ai tha se po klonohen numrat e zyrtarëve dh kërkoi të bëhet kujdes. Por për kë e kishte fjalën ai?

Pak kohë më parë, oficerët e policisë këqyrën telefonin e shtetasit Flamur Rrushi, i cili kallëzoi se një numër në viber, që identifikohej si ministri i Brendshëm Taulant Balla, e mashtroi.

Sipas burimeve, u zbulua se posedues i kësaj llogarie është shtetasi Florian Gjergji, i cili aktualisht është nën hetim dhe ndaj tij janë dhënë disa masa arresti për të njëjtën skemë mashtruese.

Biznesmeni, sipas kërkesës së mashtruesit, ka ardhur në Tiranë me çantën 100 mijë euro dhe ia ka dorëzuar një taksisti. “Mbajta shënim targat e taksisit”, tha biznesmeni në polici.

Prokuroria e Elbasanit identifikoi taksisitin, i cili deklaroi “isha taksist , erdha në Tiranë nga Lezha dhe mora nga Flamur Rrushi çantën. E pyeta fillimisht nëse është gjë e rrezikshme dhe më tha jo. Kur ia dhashë çantën, më dha 100 euro”, tha taksisti, i cili u la i lirë.

Por kjo nuk është hera e parë që Florian Gjergji përdor këtë skemë për të mashtruar dhe zhvatur para.

Një vit më parë ai i shkruante përmes aplikacionit “Telegram” një biznesmeni, duke u prezantuar si kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha.

“Jam Ermal Dredha dhe më duhen 35 mijë euro”, shkruante ai, duke lënë edhe takim në një qendër tregtare.

Një vit më parë Florian Gjergji, që dyshohet se është organizatori i kësaj skeme mashtrimi i kishte thënë dy nga bashkëpunëtorëve të tij të shkonin në qendër tregtare, të takim biznesmenin dhe t’i thoshin “kemi ardhur të marrim pakon”.

Por ata nuk ishin në dijeni të faktit se “preja” e tyre kishte lajmëruar policinë. Me të mbërritur në qendrën tregtare, policia i kapi në flagrancë dhe i prangosi.

Të arrestuarit ishin Afrim Radici, Gezim Çelanji dhe Qazim Vata, ndërsa Gjergji ishte në arrati.

Në 4 operacione të ndryshme të Njësisë “E” në Policinë e Shtetit për këto krime u arrestuan 11 persona, pjesa më e madhe e të cilëve kishin role dytësore në mashtrim.

Në operacionin e parë të koduar me emrin “Signal” ranë në pranga Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç. Tre të rinjtë shkodranë tentuan që përmes një mesazhi ku prezantoheshin me emrin “Edi” të mashtrojnë biznesmenin e ndërtimit Pëllumb Salillari duke i kërkuar 130 mijë euro.

Fillimisht 39-vjeçari Florian Gjergji i dërgon “presë” një mesazh. Tek biznesmenë të ndryshëm ai përdor taktika të ndryshme komunikimi.

Në rastin e tentativës për të mashtruar pronarin e “Everest”, Florian Gjergji, përmes një aplikacioni komunikimi me numër me prefiks të Britanisë së Madhe, u prezantua si zyrtar i tatimeve.

Kur tentoi të mashtronte pronarin e një kazinoje u prezantua në emër të ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame, ndërsa në rastin e fundit për biznesmenin Ramë Geci u prezantua si kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Për komunikimin me sipërmarrësit, përdoren aplikacione që aksesohen përmes internetit, si telegram apo signal, ku për hapjen e tyre përdoren platforma VPN që maskojnë vendndodhjen e mashtruesit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.