Belgjika merr fitoren e parë në EURO 2024

Belgjika regjistron fitoren e parë në EURO 2024, me skuadrën e Tedesco-s që triumfoi 2-0 ndaj Rumanisë në ndeshjen e javës së dytë në Grupin E.

Belgët dominuan të gjithë ndeshjen, duke diktuar ritmin dhe duke kërcënuar vazhdimisht portën e kundërshtarit, teksa në krahun tjetër, Rumania nuk ia doli të shfrytëzonte humorin e mirë pas fitores së parë ndaj Ukrainës.

Sfida nisi me ritmin e duhur, me Belgjikën që realizoi shumë shpejt, vetëm pas dy minutash lojë me anë të Tielemans, me mesfushorin e Aston Villa-s që shkundi rrjetën e portierit Nita.

Goli ndryshoi totalisht simfoninë e takimit, me belgët që kërcënuan përsëri ndeshjen, por mungesa e saktësisë përpara portës ndikoi që pjesa e parë të mbyllej 1-0.

Në fraksionin e dytë, Rumania provoi të krijonte rastet e saj për golin e barazimit, ndërsa vlen të theksohet se Casteels reagoi mirë sa herë u kërkua në apel.

Belgjika shënoi golin e dytë në minutën e 64-të me anë të Lukaku-t, por në fund, goli i sulmuesit u anulua për pozicion të parregullt.

Gjithsesi, ky moment nuk ndikoi në ritmin e skUadrës së Tedesco-s, me Belgjikën që kërkoi me ngulm golin e qetësisë që erdhi në minutën e 80-të nga ana e kapitenit Kevin De Bruyne që dërgoi në rrjetë pasimin e portierit Casteels, ndërsa mesfushori i Man. City-t realizoi golin numër 28-të me kombëtaren belge.

Publikuar nga Publik Media

Lexoni edhe:

Sipas CENS-2023, në fund të shtatorit të vjetshëm ishin me banim stabël këtu rreth 2.4 milionë shtetas shqiptarë. Ndërsa në Regjistrin e Gjendjes Civile figuronin atëherë plot 4.6 milionë shtetas shqiptarë. Domethënë, rreth 2.2 milionë shtetas shqiptarë banonin jashtë vendit. Duke bërë të njëjtin krahasim nga tetori 2011 (kur u krye CENS-2011), rezulton se ishin me banim stabël këtu rreth 2.8 milionë shtetas shqiptarë. Ndërsa në Regjistrin e Gjendjes Civile figuronin atëherë pothuaj 4.3 milionë shtetas shqiptarë. Domethënë, rreth 1.5 milionë shtetas shqiptarë banonin jashtë vendit. Duke bërë të njëjtin krahasim nga tetori 2001 (kur u krye CENS-2001), rezulton se ishin me banim stabël këtu rreth 3 milionë shtetas shqiptarë. Ndërsa në Regjistrin e Gjendjes Civile figuronin atëherë pothuaj 4 milionë shtetas shqiptarë. Domethënë, rreth 1 milionë shtetas shqiptarë banonin jashtë vendit. Duke përmbledhur sa më sipër, konstatohet një kurbë në rritje e shtetasve me banim jashtë Shqipërisë, nga 1 milion më 2001 në 2.2 milionë më 2023 (shihni grafikun më poshtë). Capture Në çdo qark kishte në fund të shtatorit më shumë shtetas të regjistruar në Gjendjen Civile se sa ishin banues stabël. Më i theksuar ky fenomen ishte në qarqet Vlorë (vetëm 37.2% banonin stabël në këtë qark), Gjirokastër (42%), Lezhë (43.6%), Shkodër (44.5%), Fier (47.1) e Durrës (48%). Qarqet më të mëdha si për popullsi të regjistruar në gjendjen civile edhe për popullsi banuese janë Tirana dhe Fieri (shihni tabelën më poshtë) Capture CaptureSHËNIM: Numrat e shtetasve të regjistruar në Gjendjen Civile të secilit qark janë rrumbullakosur për lehtësi prezantimi në tabelë