Kristian Shkreli abuzim me tendera, i jep 540 MLN firmës që ofroi më shumë
Përditë në këtë vend u bëka nami me tenderat. Këtë e shohim kudo, qoftë në institucione vendore e qoftë në institucione qëndrore. Duket se paratë e shqiptarëve mblidhen vetëm për të shkuar në xhepat e politikanëve dhe oligarkëve dhe më e keqja është se askush nuk po bën diçka.
Radhën për të shpërdoruar paratë e shqiptarëve e ka kryetari i Bashkisë Vau i Dejës, Kristian Shkreli. Bashkia e drejtuar prej tij ka organizuar një tender që mban numrin e referencës REF-03615-05-03-2024.

Objekti i kësaj procedure është “Sistemim, asfaltim i rrugëve të brendshme Kosmac”, me një fond limit në vlerën 45,833,333 lekë të reja pa TVSH ose gati 550 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por ku qëndron shkelja dhe abuzimi?
Nëse shfletojmë dokumentat e këtij tenderi do të shikojmë se kanë marrë pjesë 5 kompani. Nga këto Kristian Shkreli ka shpallur fituese kompaninë që ka dhënë vlerën më të lartë nga gjithë të tjerët.

Bëhet fjalë për firmën NDERTUESI 2014, në pronësi të Sandër Shpati dhe Gjokë Ograja. Kjo firmë ka ofruar vlerën 45,310,506 lekë të reja pa TVSH ose rreth 540 milionë lekë të vjetra me TVSH. Pavarësisht se kjo është oferta më e lartë e dhënë nga të gjithë pjesëmarrësit në tender, Shkreli e ka shpallur fituese.
Përveç kësaj, dyshimet shtohen më shumë kur vihet re se vlera fituese është sa 99% e fondit limit të tenderit. Kuptohet lehtësisht se edhe ky tender ashti si shumë të tjerë, ka shërbyer vetëm për të mbushur me para xhepat e kryetarit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



