E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali te Onkologjiku, një flakon deri në 1500 euro, si ia reduktonin dozat pacientëve
Lajme

Skandali te Onkologjiku, një flakon deri në 1500 euro, si ia reduktonin dozat pacientëve

‘Sot kam kimion e babit, a kemi ilaç?’

Zbardhet dosja hetimore në lidhje me skandalin në QSUT, ku mjekë dhe punonjës të Spitalit Onkologjik të Tiranës abuzonin me detyrën, duke krijuar vështirësi për pacientët e prekur nga kanceri. Në dosjen hetimore dokumentohen shkeljet e bëra nga mjekët dhe punonjësit, që orientonin pacientët drejt klinikave dhe spitaleve private.

“Nga ana e specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar janë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi Devis Beqiri merrej me tregtimin dhe shpërndarjen e barnave, të cilat janë kontrabandë. Këto barna vijnë kryesisht nga Italia dhe Greqia, por ka dhe barna turke që kalojnë nga pika të ndryshme doganore”, sqarohet në dosje.

Sakaq, aty thuhet se nga informacionet e marra në rrugë operative, ka rezultuar se punonjës të këtij departamenti ku rolin kryesor ka kryeinfermieri i pavionit, pasi marrin programet e plotë për kurën e një pacienti dhe ky medikament sigurohet nga shteti, duke qenë se çdo pacient i kimios është i regjistruar në databazë nuk i lënë të gjithë kurën e plotë për trajtim, por një pjesë e kësaj kure nxirret për t’i blerë jashtë spitalit, konkretisht në dy farmaci në Tiranë.

“Një medikament për kimion është më shumë i kushtueshëm dhe flakoni varion nga 250 euro deri në 1500 euro. Përveç rastit kur medikamenti për kimio nxirret dhe tregtohet jashtë ambienteve spitalore që është e palejuar në legjislacion dhe ka raste të tjera kur brenda farmacisë spitalore të njohur nga stafi personel si ‘Kapa’ ku bëhet përzierja e medikamenteve të kimios mund të shkojë kushdo që është i afërm i një pacienti me kimio ose punonjës i brendshëm dhe kundrejt një shume monetare mund të tërhiqte medikamentin, edhe pse nuk është radha e tij për kurim, por në listën e pritjes është një person tjetër”, sqarohet më tej në dosje.

Përveç rastit kur medikamenti për kimio nxirret dhe tregtohet jashtë ambienteve spitalore që është shkelje, ka dhe raste të tjera kur brenda farmacisë spitalore, të njohur nga stafi personel, mund të shkojë kushdo që është i afërm i një pacienti me kimio ose punonjës i brendshëm dhe kundrejt një shume monetare mund të tërheqë medikamentin edhe pse nuk është radha e tij për kurim, por në listën e pritjes është një person tjetër.

Pjesë nga përgjimet, data 5.12.2023

Qytetari- Afrim, mirëmëngjesi. Jam ai ushtaraku që kemi komunikuar. Sot kam kimion e babit a kemi ilaç. DOCTOXEL?

Afrim Ruçi- Mgjes.Ok.

Përgjime data 4.12.2023

Afrim- Hë Rudi.

Rudi- Të lutem, fut dikë në sistem që t’i bëjë 6 se m’i kërkoi.

Afrim- A t’i bëj nesër më mirë?

Rudi- Jo, jo, a s’e ke Ketën aty?

Afrim- E mirë, mirë, hajde se do t’i kërkoj. 6 flakona a?

Rudi- Po, 6 flakonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.