E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hajduti me “Benz ML” që vjedh goma nga serviset në Tiranë (Video)
Lajme

Hajduti me “Benz ML” që vjedh goma nga serviset në Tiranë (Video)

Mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë. Policia e Tiranës po kërkon një person që përdor fouristadë “Mercedez Benz ML”, të akuzuar për vjedhje të përsëritura të gomave të përdorura nga disa servise në kryeqytet.

Saimir Kodra: Ka njëri gomisteri fjala bie dhe në fund fare ka gomat që ua ka hequr automjeteve dhe i mban aty për t’i shitur prapë; 20 mijë lekë, 15 mijë lekë. Riciklohen ato. Mirëpo kemi njërin aty që një të ndaluar makinën dhe i vjedh…

Në datën 2 nëntor personi me fuoristradë vjedh goma makine në një servis pranë pallatit me shigjeta.

Gazetari: Sërish mëngjesin e datës 10 nëntor të vitit 2017, pikërisht në këtë servis, i njëjti person me të njëjtin automjet ka ardhur sërish dhe ka vjedhur disa goma të tjera.

Ndërsa disa ditë më vonë, në 26 nëntor, hajduti serial i gomave shfaqet pranë Stadiumit Dinamo.

Edhe pse janë videot dhe pronarët e serviseve kanë bërë denoncim, komisariati numër 2 nuk ka mundur të identifikojë personin e “fiksuar” me gomat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.