GJKKO lë në fuqi masën arrest me burg për Laert Haxhiun
Gjykata e Posaçme ka vendosur vazhdimin e masave të sigurisë “arrest me burg” për Laert Haxhiun, i dënuar me burg përjetë nga shkalla e parë për “Masakrën e Lushnjes”, ngjarje e shënuar në shtator të vitit 2017 dhe për ngjarjet e tjera në të cilat është përfshirë 32-vjeçari, sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani.
Leart Haxhiu është i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës.

Seancat në GJKKO u bënë të ndara, ndërkohë qe vetë Haxhiu dhe avokati i tij mbrojtës kanë mbajtur qëndrim mohues edhe për ngjarjen e Lushnjes dhe për dëshmitë e Tafanit, ku ata pretendojnë se nuk kanë njohje me të.
Laert Haxhiu u ekstradua nga Greqia më 3 korrik 2024
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



