E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e Opozitës/ Fjalime “fre Berisha” dhe sulme ndaj SPAK poshtë kryeministrisë, përplasje tek bashkia e Tiranës
Lajme

Protesta e Opozitës/ Fjalime “fre Berisha” dhe sulme ndaj SPAK poshtë kryeministrisë, përplasje tek bashkia e Tiranës

Protesta e opozitës poshtë kryeministrisë ka përfunduar pas 2 orësh, me fjalime të drejtuesve të saj dhe disa personazheve publik, ndërsa përplasjet ishin rezervuar për tek Bashkia e Tiranës. Me pankarta në duar ku kërkohej lirimi i kreut të PD, Sali Berisha, sulmet ndaj SPAK dhe akuzat për korrupsionin qeveritar, ishin kryefjala e këtij tubimi.

Fjalën e parë para protestuesve e hapi regjizori Edmond Budina, i cili në fokus vuri kauzën e teatrit dhe nëpërkëmbjen që i ka bërë qeveria qytetarëve.

Ndërsa kreu i PL, Ilir Meta, në fjalën e tij nuk harroi që të lëshojë breshëri sulmesh ndaj SPAK dhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani duke e quajtur si shërbëtor të Ramës. Meta gjithashtu tha se është turp për ata opozitarë që i “bëjnë furçe SPAK-ut”.

Më pas fjalën e mori, kreu i PD, Sali Berisha, i cili ndër të tjera tha se nëse çmimi për të mbrojtur shqiptarët qenka një ‘non-grata’ dhe një arrest pa prova, do ta bëja prapë edhe 1000 herë të tjera, duke lënë të kuptohet se nuk e ka ndërmend që të tërhiqet nga politika. Ai gjithashtu u shpreh se Edi Rama e ka mbyllur ciklin e tij dhe se ai nuk do qeverisë dhe 4 vite të tjera.

Gjatë fjalës së tij, protestuesit hodhën disa molotov drejt kryeministrisë, duke e përmbyllur kështu tubimin poshtë zyrës së Ramës. Ndërsa një pjesë tjetër e molotovëve i kursyen për tek Bashkia e Tiranës, ku dhe u zhvendosën pas përfundimit të fjalës së Berishës. Protestuesit përcollën mesazhet e tyre dhe për kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, ku nuk mungoi dhe përplasja me policinë.

Në protestë nuk munguan as fëmijët e liderit të PD, Shkëlzeni dhe Argita të cilët qëndruan largë tribunës. Ndërsa nga aleatët përveç Metës, ishte edhe Fatmir Mediu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.