E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Adriani, 24-vjeçari i vrarë në Tropojë, i vëllai dhe shoku u plagosën
Lajme

Adriani, 24-vjeçari i vrarë në Tropojë, i vëllai dhe shoku u plagosën

Adrian Pepkolaj është 24-vjeçari i vrarë pasditen e djeshme në një lokal në fshatin Breg-Lumë, Tropojë.

I riu nga fshati Raje humbi jetën në spital pasi 40-vjeçari Saimir Sadiku e goditi me thikë.

Ka dyshime se 40-vjeçari ka qenë nën efektin e alkoolit pasi ka goditur me thikë edhe vëllain e viktimës, Valentin Pepkolaj, 32 vjeç dhe mikun e tyre Shkëlzen Kukaj, 45 vjeç.

Pas ngjarjes autori është arratisur, ndërsa shtetasit Andrin Qehaja, 39 vjeç, Xhevolin Macaj, 31 vjeç, Altin Shpendi, 34 vjeç, Anton Boçi, 29 vjeç dhe Jetmir Kuraj, 34 vjeç, u arrestuan për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Ndërkohë vëllai i viktimës dhe 45-vjeçari i plagosur vijojnē të jenë në spital nën kujdesin e mjekëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.