E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dueli i finales së  Euro 2024, kushton 2.5 miliardë euro
Lajme

Dueli i finales së Euro 2024, kushton 2.5 miliardë euro

Europiani 2024 në Gjermani është gati të shkruajë kapitullin e tij të fundit. Këtë do ta bëjë këtë të dielë, me finalen e madhe që do të luhet në Berlin dhe ku përballë tyre do të jenë Spanja dhe Anglia (21:00). Një duel që në nivel shifrash mund të përmblidhet në katër blloqe të mëdha, siç e ka publikuar këtë të premte gazeta “Expansión”.

finalja

VLERA E TREGUT – Mes të dy finalistëve dhe sipas vlerësimit të përbërjes së tyre nga portali i specializuar “Transfermarkt”, kostoja e stafit të Spanjës dhe Anglisë arrin në 2,485 miliard euro. Por “Tre luanët” fitojnë këtë duel me Spanjën, me një vlerësim prej 1,520 miliard eurosh, krahasuar me 965 milionë të Spanjës.

YJET E DY EKIPEVE – Në fakt nuk është ndonjë habi e madhe, që vlera e futbollistëve anglezë në treg është më e madhe se e atyre spanjollë. Është vetë tregu i jashtëzakonshëm në ishull. Tregu i fryrë anglez merr tortën edhe për sa i përket vendeve të para në renditjen e lojtarëve me çmimin më të lartë në finale. Lista kryesohet nga Xhud Bellingam, me një vlerë prej 180 milionë eurosh, përpara Fodenit (150) dhe Saka (140). Spanjollët drejtohen nga Rodri (120), Lamine (90), Pedri (80), Niko Uilliams (60) dhe Dani Olmo (50).

LUFTA E MARKAVE – Dueli mes Spanjës dhe Anglisë është i plotë dhe prek çdo sferë, duke llogaritur natyrisht dhe marketingun dhe të ardhurat nga sponsorët e ndryshëm. Në të ardhurat nga sponsorët, Anglia i jep dorë edhe Spanjës. Sidomos në kapitullin se çfarë paguajnë sponsorët sportivë për të dyja. “Nike” i paguan skuadrës angleze rreth 39 milionë euro në vit ndërsa “Adidas” ul pagesën ndaj Spanjës me 20 milionë euro.

SPANJA SHKON PËR REKORD – “La Roja”, nëse do të shpallet kampione, do ta mbyllë turneun me një rekord të paprecedentë në një kampionat europian: shtatë ndeshje, shtatë fitore. Ç’ka do ta çojë atë të hyjë 100% në çmimet e mundshme, duke i rritur të ardhurat në 28.25 milionë euro. Organi më i lartë evropian ndau 331 milionë për t’u shpërndarë në të gjitha ekipet pjesëmarrëse në këtë edicion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.