Votimi elektronik, Lu: Keni probleme me blerjen e votës, elektronika i zgjidh këto
Vjedhja e votës dhe manipulimi ndoshta do ta gjejë zgjidhjen vetëm me votim elektronik. Një projekt pilot i aplikuar në Fier rezultoi me probleme. Por ideja e votës elektronike është rikthyer si kërkesë e opozitës .
Ambasadori amerikan Donald Lu ka vlerësuar përdorimin e teknologjisë në votim në Shqipëri, duke sjellë shembull amerikanët, sesi ata me vështirësi e pranuan, por sot nuk e kanë më problem.
“Teknologjitë kanë eliminuar problemin me letrat dhe amerikanët kanë më shumë besim tek procesi, por dua të shtoj se nuk ka qënë e lehtë. Mamaj ime ka qënë pjesë e Komisionit të Zgjedhjeve. Ka qënë programuese kompjuterike për shumë vite dhe e njihte teknologjitë. Kur u prezantua kjo teknologji, eshte e ngadaltë dhe krijonte konfuzion. Votuesit kishin dyshime për teknologjitë e reja, sidomos të moshuarit nuk ishin rehat me idenë e të votuarit me pajisjet. Tani ën SHBA ka probleme të tjera, hakerimi i zgjedhjeve. Gjatë zgjedhjeve të fundit në SHBA kemi parë hakerim. Por kjo mund të jetë vulnerabël.
Shqiptarët u përpoqën në 2013 të kenë votim elektronik, ishte një projekt pilot. Kishte probeme me të dhënat, me kartat e idenitetit, kishte vonesa. Këto projekte pilot u anuluan para zgjehdjeve.
Nëse shqiptarët duan një projekt pilot për 2019 duhen identifikuar
Nëse do të prisni deri verën e ardhshme do të ishte ndëshkim. E përsëris, ka probleme të mëdha që i kemi parë: blerja e votës, intimidimi, mjedisi i papërshtatshëm.
Procesi elektronik i zgjidh këto probleme. Shqipëria duhet të zgjidhë rekomandimet e OSDIHR.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



