Mbrojti vajzën/ Ky është 50-vjeçari që u vra në atentatin ndaj Trump
Corey Comperatore një ish-zjarrfikës nga Buffalo Township, Pennsylvania, u identifikua si personi që humbi jetën gjatë të shtënave në një tubim të Donald Trump në Butler.
Comperatore, 50 vjeç, humbi jetën duke mbrojtur vajzën e tij nga plumbat gjatë incidentit. Të shtënat, lanë të plagosur ish-presidentin, dy spektatorë dhe Comperatore të vrarë. Dy pjesëmarrësit e tjerë të tubimit nuk janë identifikuar.
Komuniteti i tij e kanë cilësuar si një hero 50-vjeçarin dhe një person të dedikuar ndaj shërbimit publik. Vdekja e tij ka sjellë tronditje dhe pikëllim të madh në zonën e tij dhe në radhët e të afërmve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



