E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë mund të ndodhë tani që presidenti Biden hoqi dorë nga rikandidimi?
Lajme

Çfarë mund të ndodhë tani që presidenti Biden hoqi dorë nga rikandidimi?

Tani që presidenti Joe Biden ka vendosur të mos rikandidojë për zgjedhje, demokratët kanë një sfidë tjetër, ku duhet të zgjedhin kandidaten e tyre.

biden

Edhe pse Biden miratoi nënpresidenten Kamala Harris që të jetë kandidatja e demokratëve këtë vjeshtë, ai nuk mund ta bëjë atë automatikisht kandidate.

Delegatët individualë tani do të zgjedhin kandidatin e partisë në kongresin në Çikago, ose, nw një takim virtual të planifikuar paraprakisht për në fillim të gushtit.

Këta delegatë nuk janë zotuar vetëm të votojnë për Biden, ata janë miratuar edhe nga zgjedhësit e tij. Pra, ndërsa shumica e delegatëve të kuvendit mund të vendosin të zgjedhin një kandidat të ri, kjo do të kërkonte dezertime masive nga vetë mbështetësit e presidentit.

Zgjidhja për një zëvendësim mund të jetë përçarëse dhe e shëmtuar. Do të jetë në dorën e delegatëve të vendosin, në një seri votash pas lobimeve të furishme, se kë të zgjedhin.

Nga ana demokratike, ka edhe një grup tjetër për t’u marrë në konsideratë:  “superdelegatët”,  një grup prej rreth 700 liderësh të lartë partiakë dhe zyrtarë të zgjedhur që janë automatikisht delegatë në kuvend bazuar në pozicionin e tyre.

Sipas rregullave normale të partisë, ata nuk mund të votojnë në votimin e parë nëse mund të ndryshojnë nominimin, por janë të lirë të votojnë në fletëvotimet pasuese. Sidoqoftë, nuk është saktësisht e qartë se si do të zbatoheshin këto rregulla në një ngjarje si kjo, ku Biden po largohet nga gara në këtë pikë.

Numri i superdelegatëve gjithashtu mund të ndryshojë nëse dikush vdes ose jep dorëheqjen./ CNN

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.