E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Belind Këlliçi thirrje për protestën e radhës: Kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal, të largohet menjëherë nga zyra
Lajme

Belind Këlliçi thirrje për protestën e radhës: Kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal, të largohet menjëherë nga zyra

Thirrja e Këlliçit: Kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal,

Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi

Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka bërë një thirrje në lidhje me protestën e radhës, para Bashkisë së Tiranës.

Këlliçi deklaron se duhet larguar menjëherë kryebashkiaku Erion Veliaj, të cilin e quan kryetar të Grupit të Strukturuar Kriminal “5D” dhe pronar faktik të inceneratorit.

Ai thotë në rrjetet sociale se qëndrimi i Veliajt në detyrë rrezikon zhdukjen e provave dhe dokumenteve që e implikojnë drejtpërdrejt në vjedhjen e qindra miliona eurove.

Thirrja e Këlliçit: Kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal,

“Shihemi në protestën e radhës, të enjten, 25 korrik, ora 11:00, para Bashkisë Tiranë.

Kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal 5D dhe pronari faktik i inceneratorit, duhet të largohet menjëherë nga zyra, të cilën e ka kthyer në selinë qëndrore të hajdutërisë shqiptare.

Çdo orë që ai kalon në zyrë, është një shans më shumë për këtë hajdut për të prishur provat dhe zhdukur dokumentat që e implikojnë drejtpërdrejtë në vjedhjen e qindra milionë eurove.

Ose hajduti shkon para ligjit, ose “reforma” në drejtësi shembet nën këmbët e një kleptomani kronik!”, theksoi drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.