E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjekët e Onkologjikut pritet të njihen me masën e sigurisë në GJKKO
Lajme

Mjekët e Onkologjikut pritet të njihen me masën e sigurisë në GJKKO

Mjekët e repartit Onkologjik në QSUT, Edmond Gashi, onkologia Alketa Pere, nëndrejtoresha Brikena Qirjazi dhe katër zyrtarët shtetërorë e privatë pritet të dalin sot për masë siguri në GJKKO.

Kujtojmë që SPAK ka nisur edhe hetimin pasuror ndaj tyre. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga hipotekat dhe bankat e nivelit të dytë informacion për asete apo pasuri për të gjithë mjekët dhe zyrtarët e Onkologjikut.

Nga hetimi i kryer nga prokuroria, ka rezultuar se pacientëve të diagnostikuar me tumor nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe më pas drejtoheshin në klinika private.

Po ashtu, janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.

Prokuroria thotë se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.