E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari Tomorri:  AKSHI është gropa më e madhe e korrupsionit mbi 500 MLN euro
Lajme

Gazetari Tomorri: AKSHI është gropa më e madhe e korrupsionit mbi 500 MLN euro

 Deklarata e Ahmetajt konfirmojnë që njerëzit e kryeministrit janë pas aferave

Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar deklaratat e Arben Ahmetaj, që janë bërë në intervistë me gazetarin Çim Peka, që pritet të publikohet e plotë të hënën në 29 korrik.

Tomorri u shpreh se, Arben Ahmetaj po konfirmon akuzat publike të bëra deri më tani nga opozita dhe elementë të tjerë.

‘Këto tendera korruptiv tek AKSHI, Eco Parku, apo të tjera, Arben Ahmetaj është dëshmitar në vetë të parë dhe ka qenë aty.

Nëse flasim për AKSHI-n është një nga gropat më të mëdha në mos më e madhja e korrupsionit në Shqipëri e cila deri më sot ka një faturë 500 mln euro dhe rritet nga muaji në muaj dhe janë shpenzime që kryhen pa asnjë kontroll.

Tendera që janë gostitur tek një grusht kompanish me lidhje të dyshimta dhe me indicie që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me njerëz afër kryeministrit. Nëse do të kthehemi disa kohë më parë në një takim që e organizonte Dhoma e Biznesit e Izraelit kanë qenë të ftuar dy persona si përfaqësues të kompanisë Advance Bisnes Solution, e cila ka qenë disa muaj më parë, një nga kontraktorët më të mëdhej të AKSHI-t dhe ajo shuma prej 40 e ca milionë euro janë tenderat që ka marrë kjo kompani nga AKSHI.

Janë prezantuar si pronarë të Advance Bisnes Solution, pronari që rezulton me letra dhe personi tjetër, baxhanaku i kryeministrit të Shqipërisë.

Që nga ajo kohë është denoncuar dhe tani ne kemi një konfirmim të këtyre indicieve si të vërteta, nga dëshmitë që jep Arben Ahmetaj si dëshmitar.

Gjithë këto dyshime, gjithë ky lum miliardash që ka kaluar tek AKSHI si ka mundësi që ajo agjenci nuk vihet nën hetim dhe nuk hetohet për asgjë’, tha Tomorri.

Duke folur për historinë e EcoParkut dhe tunelit të Llogarasë, Tomorri u shpreh se, të gjitha prokurimet e mëdha publike janë një aferë.

‘Historia e prokurimeve të mëdha publike në Shqipëri është e njëjtë. Çdo prokurorim i madh, ka pas një aferë dhe kjo qeveri e ka treguar nga inceneratorët, nga tuneli, edhe kudo këta gatuajnë tendera me porosi.

Tani ajo që unë ngre është fakti që këta e akuzojnë Arben Ahmetaj ka marrë disa përfitime, fatura hotelesh nga Zoto, që sipas SPAK ka përfituar një vilë, ndërkohë që ai flet për afera qindra miliona euroshe.

Në balancë çfarë i interes këtij vendi në funksion të drejtësisë. Të marrë dhe të verifikohen këto dëshmi të ish-zv/kryeministrit, sepse ai mund të mashtrojë, atëherë ti e shton në akuzë.

Por nëse ato janë të vërteta, siç ne dyshojmë dhe faktet e rrethanat e publikuara në të shkuarën ne na bëjnë të dyshojmë se ato janë të vërteta, atëherë ku është interesi publik.

Për të kuptuar se çfarë thotë Ahmetaj, ne duhet të ju kthehemi fakteve dhe atyre që kanë ndodhur në të shkuarën, theksoi gazetari Klodian Tomorri.

Sipas Tomorrit kjo kontratë është firmosur 6 muaj para se të hapej tenderi, 2 muaj para se të njoftohej publikisht si projekt nga kryeministri Edi Rama. Ndërkohë, në muajin tetor të po këtij viti shpallet tenderi për mbylljen e venddepozitimit ekzistues dhe ndërtimin e ekoparkut me fond 1.9 miliardë lekë me TVSH.

Më pas ndodh e papritura. Tri ditë para shpalljes se fituesit qeveria anulon tenderin me sebepin e tërmetit. Tomorri thekson më tej se më 27 dhjetor AKUM i jep tenderin De Mare dhe Victoria Invest per 18.5 mln euro me TVSH.

Në maj të 2020 të gjitha punimet i nënkontraktohen kompanisë Artcon, të Denis Ymerit, i cili është shoferi i Mirel Mërtirit për 6 milionë euro.

Ndërsa për Erion Viliaj  gazetari thotë se tani ao ka vetëm tension dhe prodhon ngjarje si ajo me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

“Edi Rama këtë strategji e përdor shpesh, në fillim i mbron kur dalin akuzat e para pastaj kur dalin faktet ku fillojnë t’i bëhen barrë ai i shet për të shpëtuar veten e tij. A do shkojmë drejt këtij skenari nuk e di. Veliaj nuk është fare mirë prej disa kohësh.

Erion Veliaj dilte në media si njeriu që po bënte çudira të mëdha, keni parë më lajm të mediave kështu, s’ka më. Tani ka vetëm tension dhe prodhon ngjarje si ajo me Tedi Blushin”, tha Tomorri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.