E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si do të jetë fleta e votimit në Himarë
Lajme

Si do të jetë fleta e votimit në Himarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme fletën e votimit për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, që do të zhvillohen më 4 Gusht.

kqz

Sipas një shorti të hedhur në KQZ, i pari në listën e fletës së votimit të jetë Vangjel Tavo, kandidat i Partisë Socialiste, ndërsa kandidati i koalicionit  “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria, do të jetë i dyti listë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Himarë.

Sasia që duhet të prodhohet për zgjedhjet për kryetar të bashkisë Himarë është 23.535 fletë votimi.

Komisioneri caktoi edhe Vendin e Numërimit të Votave të KZAZ-së nr. 88, Godina e Fushës së Sportit, Rruga “Apelistra”, salla e mbledhjeve e Këshillit Bashkiak, Bashkia Himarë.

Kujtojmë se Presidenti Bajram Begaj, caktoi datën 4 gusht për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë, pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e kryetarit të zgjedhur, Fredi Beleri, i cili është dënuar me dy vite burg për blerje votash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.