E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush e vjedh Shqipërinë: Dumani dhe Shehu apo QEVERIA?!
Sot

Kush e vjedh Shqipërinë: Dumani dhe Shehu apo QEVERIA?!

Naim Noka

Në Shqipëri, nuk po mbaron  telenovela  që  shfaqet përpara syve tanë: kush është  hajdut i vërtetë i këtij vendi? Të gjithë e dinë kush e vjedh por përgjigja është gjithmonë  e ndërlikuar dhe nuk vjen asnjëherë.

Qeveria, SPAK-u dhe KLSH-ja, të gjithë luajnë role që nuk mund të injorohen.

Qeveria: Arti i manipulimit dhe korrupsionit

Edi Rama dhe qeveria e tij kanë qenë objekt i shumë akuzave për korrupsion, manipulim dhe keqpërdorim të fondeve publike. Përballë këtyre akuzave, Rama shpesh e mbulon veten me një mantel artistik, duke pretenduar se është thjesht një krijues që përpiqet të ndryshojë Shqipërinë për më mirë. Po i hanë dardhat dhe kumbullat pas shpinës së gjatë  dhe  ky as nuk ka parë e as nuk di gjë… Është personale vjedhja dhe zhvatja e kumbullave! Por hajdutët e dardhave, veté artisti na i ka zgjedhur, promovuar me dhjetëra e qindra. A nuk mban përgjegjësi ky arkitekt fasadash?

Realiteti duket shumë më i errët. Projektet e mëdha publike kanë përfunduar  në xhepat e disa miqve të ngushtë të ministrave qeverisë, dhe vetë Ramës, ndërsa qytetarët e zakonshëm mbeten me premtime bosh dhe shpresë të thyer.

SPAK-u: Luftëtarët e drejtësisë apo pjesë e problemit?

SPAK-u, si institucion i pavarur për luftën kundër korrupsionit, ka qenë në qendër të vëmendjes që prej krijimit të tij. Megjithatë, shumëkush pyet: a janë këta luftëtarë të drejtësisë apo thjesht një pjesë tjetër e të njëjtës lojë të fëlliqur? Ndërkohë që disa zyrtarë të lartë janë arrestuar dhe ndjekur penalisht, shumë të tjerë mbeten të paprekur, duke ngritur dyshime mbi efektivitetin dhe pavarësinë e vërtetë të këtij institucioni.

KLSH-ja: Roje e fondeve publike apo shurdhët dhe e verbër para korrupsionit?

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka detyrën të mbikëqyrë përdorimin e fondeve publike dhe të sigurojë që ato përdoren në mënyrë të ligjshme dhe efektive. Por, sa shpesh kemi dëgjuar për raportet e KLSH-së që zbulojnë keqpërdorime të mëdha, ndërkohë që askush nuk mban përgjegjësi? Është lehtë të thuash se KLSH-ja është thjesht një spektator në këtë tragjedi të korrupsionit, që nuk bën asgjë përveçse regjistron ato që shikon.

Kush është fajtor?

Pra, kush e vjedh Shqipërinë?

Nuk është e vështirë të përgjigjesh me siguri, sepse korrupsioni në Shqipëri është një sëmundje 30 vjeçare  që përfshin shumë aktorë. Por Qeveria Rama e ka ngritur në art vjedhjen e taksave dhe shpërdorimin e tyre. Vetë ish-zv/kryeministri po denoncon konkretisht milona euro ku është i përfshirë vetë Rama.

SPAK-u dhe KLSH-ja, të gjithë luajnë rolet e tyre në këtë dramë të fëlliqur. Ndërkohë që qeveria mund të jetë motori kryesor i korrupsionit, SPAK-u dhe KLSH- duken si instrumente të pamjaftueshme për të ndalur këtë makinë të madhe të keqmenaxhimit dhe vjedhjes.

Është koha që qytetarët e Shqipërisë të kërkojnë më shumë transparencë, llogaridhënie dhe reforma të thella në të gjitha nivelet e qeverisjes. Vetëm atëherë mund të fillojmë të shohim ndryshime reale dhe të ndalojmë vjedhjen e përditshme të së ardhmes sonë. Por unë pres vetëm një përgjigje nga  Shefi i hajdutëve të dardhave dhe kumbullave , atë që i dha një emigranti në Francë: Ç’farë vodha unë mor … robt ku t’i kesh!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.