E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Mbreti” që po zvarrit kombin  drejt Europës së Marta Kosit
Sot

“Mbreti” që po zvarrit kombin drejt Europës së Marta Kosit

 

Qeveria e “Gys Agasit” po zvarritet nga skandali në skandal, aq sa norma e skandaleve po bëhet pjesë e jetës së banorëve që kanë ngelur në këtë vend. Edhe skandalet zvarriten! Zvarriten patronazhistët, zvarriten nëpunësit partiakë, zvarriten mësuesit, zvarriten mjekët, zvarritet bujqësia, zvarriten legalizimi dhe kadastra, zvarriten prokuroria dhe gjykata, zvarritet avokatia, zvarritet policia, madje policia të merr zvarrë me këmbën e thyer. Të zvarrit me shkop në kokë babain 75-vjeçar.

Na zvarritet edhe “mbreti” i 800 mijë pensionistëve në prag mbijetese. Zvarriten deputetët e Tomës, që mezi shpëtojnë nderin e Paloreformës së Territorit. Zvarritet Niko në Kuvend dhe Çuçka në dyert e SPAK-ut. Zvarriten ministrat dhe ish-ministrat! Zvarriten Meta dhe Veliaj në qelinë e burgut. Zvarriten paloanalistët bythëlëpirës të banaqeve televizive. Zvarriten letyrat, zvarriten hajdutët e tenderëve, zvarritet Çelibashi, zvarriten sekserët, zvarriten inspektorët dhe taksidarët. Zvarriten biznesmenët e oborrit që mbreti i mban me para nga buxheti, zvarriten ata pak fermerë që kanë mbetur. Zvarriten trafikantët e drogës drejt kullave në xhunglën e Tiranës. Zvarritet Ron Yeffeti me Arjetën, zvarritet drejtori i OBP-së, Joneidi. Zvarritet Ermal Rraketa. Zvarriten edhe emigrantët algjerianë, pakistanezë e afrikanë, që po shtohen çdo mëngjes. Zvarritet Adi Hila në studion e tij të muzikës dhe kamerës së fshehtë. Këtu gjithçka duket se vetëm ecën zvarrë-zvarrë.

Dje u tërhoqën zvarrë studentët nga dhuna shtazarake e policisë. Duket se edhe ministri i Rendit u mundua të zvarritet me “akrobaci” politike, me dy deklarata. A thua se policia do të ruajë me dhunë pushtetin. Ndërkohë, mbreti me atlete po vijon zvarritjen drejt Marta Kosit në Bruksel, duke regjistruar video kapitujsh me Feritin për Instagram dhe Facebook. Edhe Zegjineja dhe Sara zvarriten herë në parukeritë e Tiranës e herë në floktoret e Roskovecit dhe Bradasheshit, me praninë besnike të iPhone 18 Pro Max për video.

Vetëm opozita nuk zvarritet. Rri në vend, vegjeton, ripërtërihet zvarrë sa herë do i pazëvendësueshmi, legjenda Berisha. Opozita pret që të fërkojë llambën e Aladinit dhe t’i plotësohet dëshira për të shembur narkoqeverinë. Pret duke u zvarritur me taktikën e vjetër, por me sytë nga qielli! Por edhe qiellin po e zënë kullat e mbretit. Ndoshta do të mund të shpëtojnë të paktën selinë e tyre, që të mos bëhet kullë. Opozitarët po presin gjithë sy e veshë se çfarë do të bëhet me protestën e studentëve. E shtymë ca kohë me flamingot, tani vjeshtën e shtyjmë me zemëratën e studentëve.

Në atdheun tonë gjithçka zvarritet sipas një ritmi perfekt: dikush vjedhjen, dikush kap ça të kapësh, dikush copa Shqipërie, dikush mbijetesën. E sigurt është se mbreti me atlete do të zvarritet edhe kushedi sa kohë në teatrin absurd të vendit më të varfër në Europë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.