E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një sqarim për portalet e ish-ministrave për rrëmbimin e Hajrullës
Sot

Një sqarim për portalet e ish-ministrave për rrëmbimin e Hajrullës

 

Editorial | Naim Noka

Publik Media raporton në kohë reale, duke u mbështetur në burime të sigurta dhe të konfirmuara. Lajmin për rrëmbimin e Inez Hajrullës, së bashku me një femër, e publikuam të paktën dy ditë përpara se ai të dilte në shumicën e mediave. Sumë gazetarë të kronikës, përfshirë edhe Policinë e Tiranës, nuk kishin informacion për ngjarjen.

Për këtë arsye, sqarojmë se patrulla e Komisariatit nr. 6 nuk ka shkuar në hotelin në Vaqarr për të arrestuar Hajrullën. Kontrolli rutinë ka ndodhur  tre ditë përpara publikimit të lajmit tonë mbi rrëmbimim., policia kishte shkuar në hotel pas një informacioni se ai ndodhej në një nga dhomat e hotelit , në shoqërinë e një vajze. Pas kontrollit , Hajrulla nuk u gjet aty sqaron policia.

Policia po verifikon nëse ai është njoftuar përpara mbërritjes së efektivëve. Janë marrë pamjet e kamerave të hotelit dhe janë pyetur klientët e stafi për personin që njihet si “i forti ” i Vlorës.  Babai i tij, Robert Hajrulla, nuk ka bërë kallëzim për zhdukjen, por ka konfirmuar se nuk ka kontaktuar me të birin prej dy ditësh.

Për këdo që e njeh mënyrën si kryhen operacionet policore, është e qartë se një patrullë me dy efektivë nuk do të shkonte të arrestonte, pa mbështetjen e forcave operacionale, një person të kërkuar nga SPAK-u dhe të cilësuar si shumë të rrezikshëm. Prania e policisë në hotel lidhej me verifikimin e informacionit se Hajrulla mund të ndodhej aty. Ai nuk u gjet.

Publik Media kërkoi informacion nga Policia e Tiranës përpara se të publikonte lajmin për rrëmbimin e Inez Hajrullës. Policia nuk kishte informacion për këtë ngjarje. Ky fakt shpjegon edhe përse lajmi ynë doli përpara se të konfirmohej apo të raportohej nga institucioni dhe nga pjesa më e madhe e mediave.

Publik Media ka treguar dhe vazhdon të tregojë, përmes lajmeve, editorialeve dhe investigimeve, se nuk sajon lajme dhe nuk inskenon ngjarje për bandat apo zhdukjen e personave të botës së krimit. Ne raportojmë dhe ruajmë konfidencialitetin e burimeve tona. Për ne e shenjtë eshte e verteta dhe informacioni korrekt.

Ndërkohë, kalemxhinjtë e portaleve ministrore mbeten shumë pas në kohë kur bëhet fjalë për ekskluzivitetin e lajmeve. Në vend që të sqarojnë çfarë ka ndodhur, disa prej tyre përpiqen të krijojnë përshtypjen se Publik Media ka ngatërruar një kontroll policor me një operacion arrestimi. Nuk është kështu.

Pyetja se çfarë ndodhi me Hajrullën mbetet ende pa përgjigje. A ishte largimi i tij nga hoteli momenti që u shfrytëzua për të ndërtuar një inskenim,  apo kundërshtarët e tij e shfrytëzuan atë dritare kohore për ta rrëmbyer? Policia po verifikon të dyja pistat. Deri në zbardhjen e ngjarjes, Publik Media do të vazhdojë të raportojë mbi bazën e informacionit që siguron dhe të mbrojë burimet e veta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.