E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U arrestua në SHBA , koka e kartelit Sinaloa , Edi Rama e priti në zyrë partnerin e El Mayo-s
Politikë

U arrestua në SHBA , koka e kartelit Sinaloa , Edi Rama e priti në zyrë partnerin e El Mayo-s

Koka e një prej karteleve më të mëdhenj dhe më aktiv në botë, “Sinaloa”, i arrestuar në SHBA, ka bërë bujë ditën e sotme në mediat ndërkombëtare.

Ismael “El Mayo” Zambada, bosi meksikan i drogës, dhe bashkëthemelues i kartelit Sinaloa, është arrestuar në El Paso të Teksasit, pas një operacioni të befasishëm të DEA-s amerikane.

Së bashku me të, raportohet se është arrestuar edhe djali i Joaquín “El Chapo” Guzmán, Joaquin Guzman Lopez.

Kjo është hera e parë që “El Mayo” bie në duart e autoriteteve që prej kohës kur u shpall në kërkim shumë vite më parë, i listuar ndër 37 bosët e drogës më të kërkuar të Meksikës.

Ai u arrestua nga agjentët federalë amerikanë në El Paso të Teksasit.

Detajet e këtij arrestimi të bujshëm janë akoma të paqarta, por mediat amerikane, kanë raportuar se në pranga ka rënë edhe djali i El-Chapos, Joaquin Guzman Lopez.

Kreu i Sinalaos nuk është një emër i panjohur për shqiptarët.

Dy vite më parë, mediat meksikane raportuan se El Mayo kishte krijuar lidhje të ngushta me mafian shqiptare.

Gazetat shkruanin specifikisht se El Mayo kishte krijuar lidhje me një grup vëllezërish shqiptarë, të cilët përdoreshin prej tij për të pastruar miliona dollarë, duke investuar në sektorin e turizmit dhe kazinove në Meksikë dhe Shqipëri.

Njëri prej këtyre vëllezërve, Lufta Hysa, madje u fotografua duke hyrë në një takim në zyrën e Edi Ramës.

Arrestimi i bujshëm në SHBA i kokës së kartelit Sinaloa, Edi

Luftar Hysa duke dalë nga zyra e kryeministrit Rama

Edhe para disa muajsh, në mediat rumune doli një tjetër lidhje e Edi Ramës me kartelin Sinaloa. Bëhet fjalë për ish-gjeneralin e shërbimit sekret rumun, Flodian Coldea, i cili kujdesej për trafikun e drogës nga Sinaloa në drejtim të Shqipërisë dhe më pas për në Rumani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.