E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kancelari Olaf Scholz: Emigrantët, të domosdoshëm për tregun gjerman të punës
Lajme

Kancelari Olaf Scholz: Emigrantët, të domosdoshëm për tregun gjerman të punës

Duhet të zvogëlohen shifrat e atyre që janë të parregullt

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se i konsideron kontrollet kufitare me shtetet fqinje, si masë të arsyeshme për të kufizuar migrimin e parregullt në Gjermani.

“Në përgjithësi, ne synojmë t’i vazhdojmë kontrollet strikte në kufijtë gjermanë”, ka thënë Scholz në një intervistë të publikuar të premten në revistën rajonale, Saarbrücker Zeitung.

“Ne duam të kufizojmë migrimin e parregullt, siç e kam thënë më parë. Numrat duhet të zvogëlohen”.

Sipas tij, migrimi është i domosdoshëm për tregun gjerman të punës.

“Por, janë tepër shumë njerëz që vijnë te ne në mënyrë të parregullt, që pretendojnë se kërkojnë mbrojtje prej persekutimit, mirëpo nuk mund të ofrojnë asnjë arsye për azil dhe më pas refuzohen”, ka thënë Scholz.

Ai i ka përmendur edhe pikat aktuale të kontrollit, sikurse ato me kufirin francez gjatë kohës sa do të mbahen Lojërat Olimpike.

Kontrollet në ato pika do të vazhdojnë të kryhen deri më 30 shtator.

Sa u përket kontrolleve kufitare me Austrinë, Zvicrën, Republikën Çeke dhe Poloninë, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, ka urdhëruar rikthimin e kontrolleve fizike në tetor.

Qeveria gjermane ka thënë se ato kontrolle kufizojnë migrimin e parregullt dhe ndihmojnë në luftën kundër kontrabandimit me njerëz.

Ndonëse në vendet e Zonës Schengen nuk do të duhej të kishte kontrolle kufitare, shumë shtete kanë rikthyer kontrollet për shkak të migrimit dhe shqetësimeve tjera.

Sipas Policisë Federale të Gjermanisë, në periudhën 7 qershor – 19 korrik, janë regjsitruar 9.172 hyrje të paautorizuara në Gjermani dhe 6.401 prej këtyre njerëzve janë kthyer mbrapsht.

Në gjysmën e parë të këtij viti, për azil në Gjemani kanë aplikuar 121.416 njerëz, rreth 19 për qind më pak, sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.