E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U largua  papritur nga detyrën e kryeparlamentares, Lindita Nikolla tregon arsyen me zë të dridhur
Politikë

U largua papritur nga detyrën e kryeparlamentares, Lindita Nikolla tregon arsyen me zë të dridhur

Me zërin që i dridhej, Lindita Nikolla tregon arsyet e dorëheqjes nga drejtimi i Parlamentit, deputetët ngrihen në këmbë dhe e duartrokasin!

aaa

Në fjalën e saj, Lindita Nikolla u shpreh se “Jam përpjekur të jap më të mirën time çdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së këtij parlamenti. Pa i hyrë në hak askujt në këtë sallë”.

Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore nga posti i Kryetares së Parlamentit.

Nga foltorja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka njoftuar se do të tërhiqet nga posti pas 3 vitesh në detyrë.

Nikolla njoftoi se largimi i saj ndodh për shkak të një situate personale shëndetësore, e cila ia bën të pamundur kryerjen e detyrës.

“Këtu mbyllet shërbimi im 3-vjeçar në krye të vendit si rezultat i një situate personale shëndetësore që ma bën të pamundur të kryej detyrën. Jam përpjekur të jap më të mirën çdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së Parlamentit pa i hyrë kujt në hak në këtë sallë, Nëse dikujt i kam krijuar një përshtypje tjetër, ju siguroj s’e kam pasur qëllim. Fatmirësisht kur kam marrë edhe sulme verbale, më mbetet ndjesia e mirë e respektit që më keni dhënë.

Ju falënderoj të gjithëve, falënderoj administratën, punonjësit e shërbimit dhe ju uroj të gjithëve të keni angazhim dhe shëndet të plotë për të vijuar. Largimi im është i padëshiruar por i nevojshëm”, tha Nikolla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.