E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ulsiu dhe drejtor Qose gjoba të burgosurve!”
Politikë

“Ulsiu dhe drejtor Qose gjoba të burgosurve!”

Një anëtar i familjes së një të dënuari në burgjet shqiptare ka denoncuar me akuza të rënda në redaksinë e JOQ, zinxhirin hierarkik të burgjeve në Reç dhe Peqin.

“Pershëndetje JOQ ju uroj te jeni mire me shendet. Jam familjar i një të dënuari në burgjet Shqiptare. Doja te beni publik se çfarë ndodh ne burgje e simkush ne Rec e Peqin. Kanë filluar lista e çmimeve gjoba nga Klevisi Qose Drejtori burgjeve i Ulsi Manjës hajduti, për të dënuarit dhe prokuroria fle gjumë po dhe Spaku!”

Akuzat zbulojnë një situatë të rëndë korrupsioni dhe shfrytëzimi, duke përfshirë zyrtarë të lartë të burgjeve, disa prej tyre të bëra publike edhe më parë në media.

Këto akuza të drejtpërdrejta implikojnë Klevis Qosen, drejtorin e burgjeve dhe Ulsi Manjën, ministrin e Drejtësisë të cilët i kanë kthyer burgjet në kafaze rryshfetesh e gjobash me shifra të frikshme.

“Ju shkon drejtori burgut dhe ju thot paguani se kam dhe un cmimin tim mujore qe jam drejtor!”-shton ai.

Ata që nuk kanë mundësitë bazë për të paguar vetëvriten për shkak të mungesës së kushteve dhe privilegjeve dhe kjo është një ndër arsyet se pse këto dy burgje kanë numrin më të lartë të vetëflijimeve!

Sipas burimit, të burgosurit përballen me tarifa të larta për lehtësira dhe privilegje bazë teksa lista sipas përshkrimit të famijarit të të burgosurit vijon si më poshtë:

”Çmimi për futje kondicioneri se eshte nxehte brenda në burg nga 1500 € dhe 700 € qera mujore, kush ka ekonomi paguan dhe më teper. Aparati celular 2500€ dhe qeraja mujore mos ta kapin se të fusin në izolim 500 deri 700 euro. Leje shpërblyese per te shkuar ne shpi 3000 euro pes ditë. Trasferim nga një burg në tjetrin 10 mij euro nëse do burg të mirë, dhom te mir edhe 15 mij € paket dhe 1 celular, se drejtori trasferimeve ësht i besuari Klevisit dhe Ulsiut”,-shkruan ai.

LISTA

-Kondicionerët: Të burgosurit thuhet se ngarkohen me 1,500 € për vendosjen e kondicionerëve, me një tarifë mujore qiraje prej 700 €. Ata që kanë mundësi financiare mund të detyrohen të paguajnë edhe më shumë.

-Aparatet celulare: Kostoja për të marrë një aparat celular brenda burgut thuhet se është 2,500 €, me një tarifë mujore prej 500 deri në 700 € për të shmangur kapjen dhe izolimin.

-Lejet për vizita në shtëpi: Lejet e veçanta për vizita në shtëpi, që zgjasin pesë ditë, thuhet se shiten për 3,000 € për 5 ditë.

-Transferimet e Burgjeve: Transferimet në burgje më të mira ose qeli më të favorshme thuhet se kushtojnë 10,000 € dhe 15,000 € pakta nëse përfshihet një aparat celular.

“Publikojeni ju lutem se na moren shpirtin e marim kredi qe ti shkojme ti shofim , se kemi frik se mos na i vrasin bandat e burgjeve”,-përfundon hallexhiu./JOQ

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.