E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot, Kongresi i  Ramës në PS-së/ Çfarë pritet të ndodhë
Lajme

Sot, Kongresi i Ramës në PS-së/ Çfarë pritet të ndodhë

Këtë të diel do të mbahet Kongresi i Partisë Socialiste në Pallatin e Kongreseve.

Mësihet  se Kongresi do ketë dy tryeza drejtuese, ndërsa më pas do të mbajë një fjalim kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë dhe i PS-së do të shpalosë vizionin e tij pas zgjedhjeve të bëra në strukturën e PS-së.

Ministrat do të mbajnë  fjalime, të cilët do të flasin për fushat që janë prioritete të qeverisë.

Nga ky kongres pritet të dalë edhe asambleja e re. 

Pritet të ketë lëvizje të drejtuesve të qarqeve dhe të kabinetit qeveritar.

Kjo për shkak se Rama kërkuar që drejtuesit politikë në qarqe dhe në degë të mos kenë poste administrative, ky standard mund të vendoset edhe me ministrat, edhe me kabinetin e tij.

Disa nga emrat që mund të lëvizin janë Niko Peleshi, Mirela Kumbaro, Belinda Balluku, Taulant Balla, Ogerta Manastirliu, Ulsi Manja e të tjerë.

Sot, Kongresi i PS-së/ Çfarë pritet të ndodhë

Kryeministri Edi Rama

Pritet që disa ndryshime nga këto të ndodhin në Kongresin e sotëm, ndërsa disa mund të ndodhin në asamblenë pas kongresit.

Rama mund të kërkojë angazhim për tëstaruar fushatën  e Partisë Socialiste, në funksionin të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.