E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si e miratoi Rama ligjin për të bërë familjen e tij pronare të 224 mijë m2
Lajme

Si e miratoi Rama ligjin për të bërë familjen e tij pronare të 224 mijë m2

Spiro Koleka del i persekutuari i regjimit!

Një investigimi i  gazetarit Armand  Mahos  për “Syrin”  ka zbuluar  skandalin me favorizime duke ushtruar ndikimin  e postit  për të nxjerre VKM  që janë korruptive   dhe për pasojë Kolekët kanë përfituar qindramijë metra tokë në bregdet. Pasardhësit e fisit Koleka kanë të gjithë të drejtën ligjore për të kërkuar pronat e tyre, por e drejta morale është humbur kur paraardhësi i tyre u bashkua me persekutorët.

Kur kjo e drejtë përfshin kryeministrin Edi Rama, i cili përfiton nga një pronë me origjinë të dyshimtë, kjo bëhet një vepër penale.

Rama ka zhdukur kuadrin ligjor të 25 viteve për të përfituar personalisht. Ligji 20/2020 u miratua për të pranuar çdo dokument që provon pronësinë e paraardhësve të tij. Vendimi i gjykatës të vitit 2019 përmend ligjin 133/2015 rreth 28 herë dhe vendimin e qeverisë numër 222, 13 herë.

Ligji 20/2020

Rama ka hartuar ligje që favorizojnë trashëgimtarët e Kolekës, duke përdorur vendime gjykate dhe dokumente të dyshimta për të siguruar pronën e tyre. Ligji 20/2020 dhe vendimet përkatëse lejojnë regjistrimin e pronës pa hetime të mëtejshme administrative.

Skema Korruptive

Skema korruptive përfshin mungesën e dokumenteve ligjore dhe manipulimin e institucioneve. ATP nuk ka kryer hetime, duke lejuar trashëgimtarët t’i drejtohen gjykatës me dokumente të reja. Vendimi i gjykatës është bërë i detyrueshëm për zbatim nga ATP.

VKM Favorizuese për Ramën

Në dhjetor 2020, një VKM tjetër legalizon falsifikimin e dokumenteve të pronave. ASHK nuk kryen hetime, por thjesht regjistron dokumentet. Rama përfiton nga kjo VKM duke marrë gjysmën e tokave të Vunoit, përfshirë plazhin e Gjipesë.

Pyetja për SPAK
A do fillojë SPAK hetimin për kryeministrin Edi Rama dhe të tjerët të përfshirë në rrëmbimin e 22.4 hektarëve tokë në Vuno?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.