E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Më jep  5 mijë euro ose do publikoj videon intime, arrestohet kosovari në Gjermani
Lajme

Më jep 5 mijë euro ose do publikoj videon intime, arrestohet kosovari në Gjermani

Është arrestuar në Gjermani një shtetas kosovar, shpallur në kërkim nga policia, pasi Gjykata e Durrësit ka vendosur për të masën e sigurisë “arrest me burg”. I arrestuari është shtetasi kosovar Fadil Ibishi.

F.I, 62 vjeç ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 03.02.2022, i ka caktuar masen e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Ngacmimi seksual”. Shtetasi në fjalë dyshohet se ka kanosur një shtetase, për dhënien e 5000 eurove, që të mos publikonte video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Vijojnë operacionet me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Shkëmbimi i informacionit me homologët gjermanë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Partners” çoi në lokalizimin në Gjermani, kapjen dhe arrestimin e shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

F. I., 62 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 03.02.2022, i ka caktuar masen e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Ngacmimi seksual”. Shtetasi F. I. dyshohet se ka kanosur një shtetase, për dhënien e 5000 eurove, që të mos publikonte video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje.

Kapja e këtij shtetasi ishte rezultat i informacionit të siguruar nga Policia shqiptare dhe i shkëmbimit të tij me homologët gjermanë.

Interpol Tirana dhe Interpol Uiesbaden po kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.