E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rikthehet në detyrë Altin Qato, 2 ditë pasi qëlloi shoferin me shpullë
Lajme

Rikthehet në detyrë Altin Qato, 2 ditë pasi qëlloi shoferin me shpullë

Dy ditë ka zgjatur pezullimi i Altin Qatos, drejtori i Policisë Rrugore që qëlloi me shpullë një të ri në autostradën Thumanë-Kashar.

Urdhri i Muhamet Rrumbullakut, ishte sa për të shuar lajmet në media, sepse Qato punën e tij e ka vazhduar menjëherë mëngjesin e sotëm.

Kështu shkruan gazetari Klodian Tomorri në një postim të tij të sotëm.

‘Shikoni se sot në mëngjes kanë dhënë urdhrin që Altin Qato të rikthehet në punë dhe është kthyer sakaq.

Është ai shefi i rrugores që ja kërciste miletit me shpullë surratit. 

Në fakt nuk ka ndonjë çudi të madhe këtu. Sa më shume thellohet diferenca e votave aq më fort kërcet shpulla.

Megjithatë duhet bërë shyqyr. Deri tek shpulla është mirë kjo punë. Keq është kur të fillojnë të shtrijnë llozin.

Dilni protestoni prapë tani se, herën tjetër do hani grushte surratit.’, shkruan Klodian Tomorri në Facebook.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.