E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet në Prishtinë i riu që falsifikonte monedha në euro
Lajme

Arrestohet në Prishtinë i riu që falsifikonte monedha në euro

Një 34-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili dyshohet se ka prodhuar qindra mijëra monedha 2 euro gjatë dy viteve të fundit, u arrestua në Prishtinë gjatë një aksioni të Europol-it.

Në Maqedoninë e Veriut u kontrolluan njëkohësisht disa lokacione, ku u sekuestruan makineri për prodhimin e valutës së falsifikuar dhe mijëra monedha të falsifikuara.

Personi i arrestuar është identifikuar si punonjës i MPB-së në Maqedoninë e Veriut.

Monedhat e sekuestruara gjatë kontrolleve do të ekzaminohen më tej, duke i krahasuar me monedha të tjera tashmë të tërhequra nga qarkullimi për të vlerësuar shkallën reale të prodhimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.