Noizyt arrestohet në Shëngjin; në kërkim edhe Stresi
Pas ndalimit, Noizy është dërguar në Tiranë ku edhe do t’i nënshtrohet procedurave ligjore.
Noizy dhe Stresi
Reperi i sherreve në klubet e natës ku performon, Noizy, është arrestuar në Shëngjin me kërkesë të autoriteteve të Kosovës.
Arrestimi i tij është bërë nga policia e Lezhës në Shëngjin teksa këngëtari i njohur ishte nisur për të performuar në një klub në qytetin bregdetar.
Ka qenë një pikë kontrolli në zonën e Kunës që kanë bërë arrestimin dhe me pas është marrë nga operacionaila e Tiranës.
Njoftimi i Policisë së Kosovës për reperin
Pas ndalimit, Noizy është dërguar në Tiranë ku edhe do t’i nënshtrohet procedurave ligjore.Reperi u arrestua në Shëngjin, së bashku me Dj-in e tij, DJ Crax. Ata u arrestuan nga Euro Fast Shqipëria pasi Kosova lëshoi urdhër-arrest për ta.
Edhe këngëtari i njohur Stresi është shpallur në kërkim nga Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë në Kosovë pasi akuzohet se ka kryer veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.
Stresi përflitet se mori pjesë së bashku me Noizyn në një sherr në një klub nate në Kosovë ku u lëndua një Medin Iseni një personazh TikTok.
Vetë Stresi, por edhe Noizy kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me sherrin dhe nuk kanë ndërhyrë për të rrahur Medin Isenin, me të cilin kishin zënka në rrjetet sociale.Ditën e djeshme policia kosovare shpalli në kërkim Noziyn dhe ftoi se kushdo që ka informacione të jap kontaktoj policinë kosovare lidhur me Stresin, për të cilin ka dhënë edhe publikimin e fotos dhe detajet e nevojshme.
Në një intervistë për mediat në Kosovë, Stresi rrëfeu se çfarë ndodhi gjatë asaj nate, teksa u shpreh se as ai dhe as Noizy nuk e kanë prekur me dorë Medin Isenin. Prej kohësh sipas tij, Iseni i ofendonte në Tik Tok, por ata nuk kishin plan të hakmerreshin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



