E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Angli/ 30-vjeçari nxjerr sharrën elektrike dhe i drejtohet myslimanëve për t’i vrarë në një karburant (Video)
Lajme

Angli/ 30-vjeçari nxjerr sharrën elektrike dhe i drejtohet myslimanëve për t’i vrarë në një karburant (Video)

Mes trazirave në Angli, një video është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, ku ka shfaqur mjaft shqetësime.

Në video shihet një person rreth të 30-ave i cili shihet duke ndjekur një automjet me një sharrë në dorë. Policia e Mançester thotë se e ka arrestuar personin përgjegjës për këtë incident dhe do të përballet me pasojat e këtij veprimi. Video është publikuar në platformën X nga grup mysliman i quajtur DOAM (Dokumentimi i shtypjes kundër myslimanëve) ku 30-vjeçari shkon tek makina e tij me vrap, merr sharrën elektrike dhe i drejtohet makinës në një pikë karburanti.

“Ne jemi vënë në dijeni të një video që qarkullon në mediat sociale që tregon një burrë që i afrohet një automjeti me një sharrë elektrike të hënën në mbrëmje. Oficerët tanë vepruan me shpejtësi dhe mbrëmë arrestuan një burrë rreth të 30-tave me dyshimin për konflikt. Ai mbetet në paraburgim policor për t’u marrë në pyetje dhe hetimet janë në vazhdim”, ishte deklarata e Policisë së Mançesterit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.