Dyshonte se kunati tradhtonte motrën e saj me 24-vjeçaren, si mori “hak” ish-banorja e BBV!

“Mos u shk*rdhe lart e poshtë”- U shpërfytyrua me shishe qelqi

Detaje të reja dalin nga dhuna e ushtruar nga 24-vjeçares, Klea Prenga, e cila u shpërfytyrua duke u goditur me shishe qelqi dhe dyshohet se autore janë ish-banorja e BBV, Antonela Berisha dhe motra e saj, Marinela Berisha.

antonela berisha marinela berisha klea prenga1

Shkak i ngjarjes mësohet se kanë qenë dyshimet e Marinela Berishës se burri i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren.

Si shenjë hakmarrje dy motrat, dyshohet se kanë shkuar në restorantin në kryeqytet ku ndodhej Klea Prenga dhe e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë, duke i shkaktuar plagë të thella.

Antonela masakron Klean . Noizy masakron Medin në Pejë. Antivlera dhe Perputhja e modeleve banale që u gatuan nga politika dhe media.

Një sherr banal mes disa reperëve dhe personazhi tik-toku është shndërruar ditët e fundit në një nga lajmet më të klikuara të medias online dhe jo vetëm. Noizy, Stresi dhe emra të tjerë që normalisht i përkasin një rryme muzikore dhe formimi gati gati banal janë shndërruar në heronjtë e medias. Pasi kanë dhunuar një tjetër personazh po kaq banal sa shijet e tyre muzikore, Medi Isenin, një akt i filmuar paturpësisht dhe i publikuar në rrjetet sociale, Noizy është shpallur në kërkim, është ndaluar dhe pritet të ekstradohet në Kosovë ku prokuroria ka ngritur akuzat ndaj. I përfshirë në këte incident është dhe një tjetër personazh banal me emrin e “artit” Stresi.

Po sot një tjetër personazh pa asnjë vlerë artistike apo televizive, produkt i vulgaritetit të emisionit “Përputhen” ka dhunuar një vajzë duke e goditur me shishe qelqi në fytyrë. Antonela Berisha, një grua pa profesion apo angazhim, befas shndërrohet sërish në “yllin” e medias këtë herë për kronikën e zezë.

Dy rastet sa më lart janë tregues i qartë i degjenerimit moral të politikës dhe medias. E para është politika. Që Noizyn e ka shndërruar në modelin që ua hedh të rinjve si trofe sa herë u duhet për fushatë. Erion Veliaj nuk ka lënë koncert të tij pa promovuar.

Sikundër TCH prej vitesh prodhon modele si Antonela Berisha që përveç vulgaritetit shfaqen në emisionet më të ndjekura si mendimtare dhe opinioniste.

Ky vulg që paketohet dhe shitet nga politika dhe media nuk është as rastësi dhe as pakujdesi. Ky është modeli që i ofrohet një publiku mbi kurrizin e të cilit rëndojnë vjedhje dhe korrupsion, mbi të cilin banaliteti dhe vulgu tashmë janë shoqërues të përditshëm. Sepse qartas nuk na bëjnë më përshtypje banalitetet. Dalëngadalë po mësohemi me të keqen. Dhe nuk do jetë e largët dita kur Noizy dhe Antonela do na drejtojnë dhe jetën. Sepse ata që janë votuar për të na drejtuar, janë thjesht mishërimi i Noizyt dhe Antonelës në politikë.

Publikuar nga Publik Media