E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush do të jenë politikanët e radhës  në listën e zezë të SHBA-së
Lajme

Kush do të jenë politikanët e radhës në listën e zezë të SHBA-së

SHBA do të publikojë së shpejti një tjetër listë me persona “non-grata” nga Ballkani Perëndimor.

Media e Maqedonisë së Veriut, “INA” raporton lista e zezë do të përfshijë emra politikanësh nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas raportimit, kjo listë e zezë do të shpallet për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme të sigurisë, paqes, por edhe korrupsionit alarmant.

Kjo listë e zezë vjen pas emergjencës kombëtare të shpallur nga administrata amerikane më 26 qershor të vitit 2001, lidhur me Ballkanin Perëndimor, e cila është zgjatur edhe nga presidenti aktual, Joe Biden.

Kujtojmë se në listën e zezë të SHBA-së janë disa politikanë, ish-zyrtarë, por edhe personazhe të medias.

I pari që ka përfunduar në listën e zezë të amerikanëve ka qenë ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili u shpall “non-grata” në 14 shkurt të vitit 2018.

Në 16 prill të 2018-ës u shpall “non-grata” ish-deputeti Tom Doshi.

Më 30 Korrik të 2019-ës, në listën e zezë hyri ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Më 26 maj të vitit 2021 u shpall “non-grata” ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa më 11 Prill 2022 ish-deputeti Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.