E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dezinformatori është Drejtori i Policisë dhe zëdhënësi i saj Rama
Sot

Dezinformatori është Drejtori i Policisë dhe zëdhënësi i saj Rama

Në më pak se 24 orë nga reagimi, dukshëm me pahir i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për ngjarjen e Pogradecit, dolën në pak rrenat që dezinformuan publikun.

Prokurorja e çështjes atje, dukshëm e vënë nën presion të jashtëzakonshëm, kreu një lëvizje shumë interesante që në thelb nxori gënjeshtare të gjithë policinë e shtetit dhe zëdhënësin e saj Edi Rama.

Duke marrë nën përgjegjësi penale një inspektor policie që ka qenë prezent në vendngjarje, me dyshimin e arsyeshëm se ai ka keqorientuar hetimet duke mos mbledhë provat e plota, në thelb provon se Muhamed Rrumbullaku dhe zëdhënësi i tij Edi Rama GËNJYEN publikun.

Pra po na del se Policia nuk ka kryer hetimet e duhura dhe e ka keqreferuar çështjen në prokurori. Ekzakt këtë gjë kanë thënë familjarët e viktimës dhe mediat që i janë referuar atyre.

Policia pra, NUK NA PASKA QENË KORREKTE! NUK E KA BËRË DETYRËN!

Nëse vijojmë më tej logjikën të gjitha deklarimet e zotit Rrumbullaku dhe zëdhënësit të tij Edi Rama, nuk emetojnë informacione që bazohen në fakte reale, por në rrena. Në sajesa tipike policësh të zënë në faj, “mjeshtëri” tipike kjo e Ardi Veliut, me mendtë e të cilit foli dje gjithë qeveria.

Policia e Pogradecit duke mos kryer veprimet e duhura hetimore në vendngjarje, E PASKA FSHEHUR që ç’ke me të, të vërtetën.

Nuk po i hyj pastaj debatit mbi kualifikimin ligjor sepse nuk ka shans të jetë serioz edhe nëse është bërë, referimi për vrasje me dashje kur policia paska pasur versionin e një të dehuri që ra në tokë pas një zënke. Ajo rrenë u pa që dje.

Dhe rrena e fundit ishte mbi ekstradimin nga Dubai.

Kryerrena më e madhe që ekziston.

D.m.th nga halli i Pogradecit, dje na doli se policia e Rrumbullakut na qenka mbi shtetin dhe mbi shtetet sepse na paska ekstraduar dy persona nga mjë vend ku nuk kemi marrëveshje. Atë që se bën dot Ulsiu na e bëri medemek policiu… qesharakë!

Siç e sqaroi thjeshtë avokati këtë histori, personat thjesht kanë vendosur të paraqiten vetë para drejtësisë dhe janë vetëdorëzuar në komisariatin e Rinasit, pasi kanë udhëtuar nga Dubai në Turqi dhe në vijim në Tiranë.

Pra, janë vetëdorëzuar dhe jo ekstraduar!

Tani, kush rren?!

Kush dezinformon?!

Media apo Policia dhe zëdhënësi i saj Rama?!

Policinë mund ta mbrojnë me dhunë nga përbaltja, por jo nga përmjerja ku është zhytur deri në fyt!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.