Durrës/ Bie në pranga 21-vjeçari, shantazhonte të miturën në rrjetet sociale
Një 21-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka përndjekur në rrjetet sociale një 13-vjeçare. Kjo e fundit, si pasojë e presionit është larguar nga banesa.
Bëhet fjalë për Harulla Kamanin, i cili ra në pranga fill pas kallëzimit të motrës së të miturës. Sipas saj është përndjekur vazhdimisht në rrjete të ndryshme sociale, së bashku me 13-vjeçaren, nga adresa false.
Policia bëri të mundur gjetjen e vajzës, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht ndodhet pranë familjes së saj.
Në vijim të veprimeve hetimore ra në pranga shtetasi Harulla Kamani, 21 vjeç, banues në Durrës, i akuzuar për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



